Tribunë shkencore "Gjendjet me ndotjen e mjedisit jetësor në Maqedoni"
- Në organizim të Shoqatës ekologjike të Maqedonisë sot në Kinotekë do të mbahet tribunë shkencore "Gjendjet me ndotjen e mjedisit jetësor në Maqedoni".
Shkup, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Në organizim të Shoqatës ekologjike të Maqedonisë sot në Kinotekë do të mbahet tribunë shkencore "Gjendjet me ndotjen e mjedisit jetësor në Maqedoni".
Në tribunë ligjerata do të mbajnë Suzana Andonova nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në temën "Ndotësit perzistentë organik (POPs), profesorët Trajçe Stafillov dhe Marina Stefova nga Instituti për kimi pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup dhe profesori Ivica Milevski nga Instituti për gjeografi pranë FMN-së.
Do të projektohet filmi i shkurtë dokumentar për pastrimin e lindanit nga OHIS-i. ab/
Foto: МIА arkivi