• вторник, 13 јануари 2026

Tre të vrarë në Gazë nga bombardimet izraelite, kumtuan autoritetet lokale shëndetësore

Tre të vrarë në Gazë nga bombardimet izraelite, kumtuan autoritetet lokale shëndetësore

Gazë, 11 janar 2026 (MIA) - Të paktën tre palestinezë u vranë në Gazë sot në dy sulme izraelite në enklavë, kumtuan autoritetet lokal të shëndetësisë.

Zyrtarët mjekësorë thanë se një palestinez u vra në lagjen Tufa të Qytetit të Gazës, një zonë nën kontrollin palestinez. Dy të tjerët u vranë në qytetin Bani Suhalija, në lindje të Kan Junisit, pjesë e rripit ende të okupuar nga Izraeli.

Ushtria izraelite nuk ka komentuar ende sulmet.

Luftimet në masë të madhe janë qetësuar që kur Izraeli dhe Hamasi nënshkruan marrëveshje armëpushimi në tetor, por luftimet nuk janë ndalur plotësisht. Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit.

Një funksionar i Hamasit tha të hënën se organizata u kishte kërkuar ndërmjetësve të ndalonin "vrasjet e përditshme nga Izraeli, të cilat synojnë të minojnë armëpushimin".

Në të njëjtën kohë, ka informacione se forcat izraelite dhe Hamasi po përgatiten të vazhdojnë luftimet në Rripin e Gazës, raporton DPA.

Foto: arkivi i EPA-s

Тагови

Остани поврзан