Trampi kërcënon me shkatërrimin e fushës së gazit Parsi Jugor nëse Irani e sulmon LNG të Katarit
- – Presidenti amerikan Donald Tramp, deklaroi se SHBA-ja mund ta shkatërrojë fushën iraniane të gazit Parsi Jugor nëse Irani përsëri i sulmon stacionet e Katarit për gaz të lëngshëm natyror (LNG).
Uashington, 19 mars 2026 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp, deklaroi se SHBA-ja mund ta shkatërrojë fushën iraniane të gazit Parsi Jugor nëse Irani përsëri i sulmon stacionet e Katarit për gaz të lëngshëm natyror (LNG).
Trampi në rrjetin social Trut Soushëll theksoi se Izraeli paraprakisht ka sulmuar një pjesë të fushës së madhe të gazit Parsi Jugor në Iran, duke shtuar se SHBA-ja nuk ishte e njoftuar për atë sulm konkret dhe se Katari nuk ka pasur kurrfarë roli në të.
Sipas tij, Irani pastaj në mënyrë “të pajustifikuar dhe të padrejtë" ka sulmuar një pjesë të stacionit të Katarit për LNG, sepse nuk ishte i njoftuar me rrethanat e sulmit mbi Parsin Jugor.
Trampi tha se Izraeli më nuk do të kryejë sulme në lidhje me atë fushë të gazit, përveç nëse Irani përsëri nuk vendos t’i sulmojë stacionet e Katarit. Ai paralajmëroi se, në rast të një sulmi të ri ndaj LNG të Katarit, SHBA-ja mundet “masivisht ta shkatërrojë” të gjithë fushën e gazit Parsi Jugor, me ose pa ndihmën e Izraelit.
“Nuk dua ta miratoj këtë nivel të dhunës dhe shkatërrimit për shkak të implikimeve shumëvjeçare që do t’i ketë mbi të ardhmen e Iranit, por nëse gazi i lëngshëm natyror i Katarit sulmohet përsëri, nuk do të dyshoj ta bëj këtë”, porositi Trampi. fc/