• недела, 22 март 2026

Trampi: Të gjithë trashëgimtarët potencialë të Hamneit janë të vdekur

Trampi: Të gjithë trashëgimtarët potencialë të Hamneit janë të vdekur

Uashington, 2 mars 2026 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se në sulmet e përbashkëta amerikane – izraelite të shtunën janë vrarë trashëgimtarë potencialë të liderit suprem të Iranit. Komentet e tij, të dhëna për Ej-Bi-Si Njuz (ABC News) vijnë në kohë të pasigurisë rreth tranzicionit të pushtetit në Iran pas vdekjes së ajatollahut Ali Hamnei.

Në bisedë me gazetarin Xhonatan Karrl, Tramoi thoshte se sulmi ishte jashtëzakonisht i suksesshëm.

“Sulmi ishte aq i suksesshëm që i eliminoi shumicën e kandidatëve”, tha ai. “Nuk do të jetë asnjë nga ata për të cilët mendonin sepse të gjithë janë të vdekur. I dyti dhe i treti në listë janë të vdekur”. 

Trampi foli edhe për atentatin mbi Hamnei. “Unë e rregullova para se ai të më mbarojë mua. Ata bënë përpjekje dy herë. Prandaj, unë e rregullova i pari”, deklaroi ai. 

Si kujtesë, në vitin 2024, Ministria e Drejtësisë e SHBA-së publikoi akuza federale në lidhje me një komplot të dështuar për të vrarë Trampin para zgjedhjeve presidenciale. Sipas dokumenteve të gjykatës, autoritetet iraniane i kërkuan njërit prej të dyshuarve, Farhad Shakeri, të angazhohej për vëzhgimin dhe në fund për kryerjen e atentatit ndaj Trampit. fc/

Foto: EPA

Остани поврзан