• четврток, 16 април 2026

Trampi sërish me kritika ndaj Britanisë së Madhe

Trampi sërish me kritika ndaj Britanisë së Madhe

Uashington, 27 mars 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp dërgoi kritikë të re të ashpër ndaj Britanisë së Madhe për shkak të qëndrimit të saj për luftën me Iranin, për kryeministrin Kir Starmer se ka bërë "gabim të madh", ndërsa anijet ushtarake britanike i quajti "lodra".

Trampi tha se është "shumë i zhgënjyer" nga refuzimi i Londrës të lejojë shfrytëzimin e bazave të saj në fillimin e sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit.

Duke u kthyer në bazën e përbashkët amerikano-britanike në ishullin Diego Garsija, ai tha se nuk u është lejuar zbritja e bombarduesve amerikan B-2, gjë që i detyroi ata të fluturonin edhe 17 orë shtesë deri në bazën e shtetit federal amerikan Misuri.

"Kjo nuk është mirë. Kanë bërë gabim të madh", tha Trampi duke shtuar se Starmer është "një njeri i shkëlqyer", por që "nuk dëshironte të ndihmojë".

Trampi ka kritikuar gjithashtu edhe aeroplanmbajtësit britanik. I quajti "lodra" në krahasim  me ato amerikane, me një koment sakraztik se do të dërgohen në Lindjen e Mesme, "pas përfundimit të luftës".

Ai theksoi se vizita shtetërore e planifikuar e Mbretit Çarlsi i tretë në SHBA do të mbahet, pavarësisht thirrjeve për shtyrjen e saj për shkak të krizës në Lindjen e Mesme. Pritet që mbreti dhe mbretëresha Kamila t'i vizitojnë Uashingtonin dhe Nju-Jorkun në prill, me rastin e 250-të vjetorit të pavarësisë amerikane. sa/

foto/ MIA arkivi

Остани поврзан