Trampi shpalli ndërprerje dy javore të sulmeve ndaj Iranit, Teherani do të hapë Ngushticën e Hormuzit
- Presidenti amerikan Donald Tramp njoftoi se ka rënë dakord të ndalojë bombardimet dhe sulmet ndaj Iranit për një periudhë dy javore.
Uashington, 8 prill 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp njoftoi se ka rënë dakord të ndalojë bombardimet dhe sulmet ndaj Iranit për një periudhë dy javore.
Trampi njoftoi se e ka marrë vendimin pas një bisede me kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif, i cili kërkoi ta zgjasë për dy javë afatin (ultimatumin) që i kishte dhënë Iranit për të hapur Ngushticën e Hormuzit.
"Bazuar në bisedat e mia me kryeministrin Shehbaz Sharif dhe feldmarshallin pakistanez Asim Munir, gjatë të cilave ata kërkuan që të ndaloj forcat goditëse të dërguara në Iran sonte, dhe me kusht që Republika Islamike e Iranit të pajtohet për HAPJE TË PLOTË, TË MENJËHERSHME dhe TË SIGURT të Ngushticës së Hormuzit, pajtohem të ndalojë bombardimet dhe sulmet ndaj Iranit për një periudhë dy javore", shkroi Trampi në rrjetin e tij social "Truth Social".
"Ky do të jetë një ARMËPUSHIM dypalësh", theksoi lideri amerikan.
Trump theksoi se SHBA-të kanë marrë një propozim prej 10 pikash nga Irani.
"Besoj se kjo është një bazë funksionale mbi të cilën do të zhvillohen negociatat", shtoi Trampi.
Armëpushimi u konfirmua edhe nga kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif.
"Pakistani sinqerisht u bën thirrje vëllezërve tanë iranian që ta hapin Ngushticën e Hormuzit për një periudhë dy javore si një gjest i vullnetit të mirë. Gjithashtu, u bëjmë thirrje të gjitha palëve në konflikt që të respektojnë armëpushimin kudo gjatë këtyre dy javëve, në mënyrë që diplomacia të arrijë një përfundim përfundimtar të luftës në interes të paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon", shkroi kryeministri Sharif në rrjetin social "X".
Ultimatumi i Trampit ndaj Republikës Islamike duhej të skadonte në orën 00:00 sipas kohës së Griniçit (02:00 sipas orës së Maqedonisë). Disa orë më herët, Trampi shkroi në "Truth Social" se "i gjithë civilizimi do të vdesë sonte". Ai paralajmëroi se nëse nuk arrihet një marrëveshje, infrastruktura civile në Iran, përfshirë urat dhe termocentralet, do të shkatërrohet. qa/
Foto: MIA