Trampi: Po vjen dita e llogaridhënies dhe hakmarrjes
- – Presidenti amerikan, Donald Tramp, në rrjetin e tij social Truth Social shkroi se shteti federal amerikan Minesota përballet me “ditën e llogaridhënies dhe hakmarrjes”.
Uashington, 13 janar 2026 (MIA) – Presidenti amerikan, Donald Tramp, në rrjetin e tij social Truth Social shkroi se shteti federal amerikan Minesota përballet me “ditën e llogaridhënies dhe hakmarrjes”.
“A duan vërtet njerëzit e Minesotës të jetojnë në një bashkësi ku ka mijëra vrasës të dënuar, trafikantë droge dhe të varur, përdhunues, të burgosur të liruar me forcë dhe të arratisur, njerëz të rrezikshëm nga institucione mendore të huaja, dhe kriminelë të tjerë vdekjeprurës, shumë të këqij për t’u përmendur? E tëra çfarë duan patriotët në ICE është t’i largojnë ata nga lagjja e tyre dhe t’i kthejnë në burgjet dhe institucionet mendore nga të cilat kanë ardhur, shumica e tyre në vende të huaja që kanë hyrë ilegalisht në SHBA përmes politikave të tmerrshme të kufijve të hapur të Xho Bajdenit të përgjumur. Kudo që shkojmë, krimi ka rënë”, shkroi ai në Truth Social.
Trampi shtoi se në Çikago është arritur përparim i madh edhe krahas guvernatorit të dobët dhe jokompetent dhe kryetar të cilët luftojnë kundër neve gjatë gjithë kohës.
“Mijëra kriminelë janë larguar! Demokratët nga Minesota i duan trazirat e shkaktuara nga anarkistë dhe agjitues profesionalë sepse kjo e shpërqendron vëmendjen e 19 miliardë dollarëve të vjedhura nga njerëz me të vërtetë të këqij dhe të shqetësuar. Mos u frikësoni, njerëz të mëdhenj nga Minesota, po vjen dita e llogaridhënies dhe hakmarrjes”, shkroi Trampi. fc/
Foto:Truth Social