Trampi paralajmëroi Iranin për "pasojat e mosarritjes së marrëveshjes", ndërsa Ukraina - t'i përshpejtojë negociatat
- Presidenti amerikan, Donald Tramp, e ka paralajmëruar Teheranin për "pasojat e mosarritjes së një marrëveshje" në bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit këtë javë në Gjenevë.
Uashington, 17 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, e ka paralajmëruar Teheranin për "pasojat e mosarritjes së një marrëveshje" në bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit këtë javë në Gjenevë.
"Do të marr pjesë në këto negociata, drejtpërdrejt", tha presidenti amerikan para përfaqësuesve të mediave në "Er Fors Uan" ndërsa udhëtonte për në Uashington.
"Ata duan të lidhin një marrëveshje (...) Nuk mendoj se duan të vuajnë pasojat e mosarritjes së një marrëveshje", tha Trampi, duke iu referuar autoriteteve iraniane.
Presidenti i SHBA-së shtoi se Ukraina duhet të negociojë dhe të arrijë një marrëveshje “shpejt”.
Negociatorët rusë, ukrainas dhe amerikanë sot pritet të fillojnë një raund të ri bisedimesh në Gjenevë.
"Ukraina duhet të ulet në tryezën e negociatave dhe shpejt", theksoi presidenti para mediave gjatë fluturimit për në Uashington.
Ai gjithashtu, theksoi se së shpejti do të ketë dërgesa të mëtejshme armësh në Tajvan, temë që e irriton Pekinin dhe së fundmi e shtyu presidentin kinez Si Xhinping të lëshojë paralajmërim.
Foto: arkivi i MIA-s