Trampi paralajmëron vendet që "luajnë lojëra" me marrëveshjet tregtare me SHBA-të se do t’u vendosë tarifa edhe më të larta
- Presidenti amerikan, Donald Tramp, paralajmëroi shtetet në mbarë botën të mos devijojnë nga klauzolat e marrëveshjeve të fundit tregtare me SHBA-të, pasi Gjykata Supreme amerikane anuloi tarifat e tij globale.
Uashington, 24 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, paralajmëroi shtetet në mbarë botën të mos devijojnë nga klauzolat e marrëveshjeve të fundit tregtare me SHBA-të, pasi Gjykata Supreme amerikane anuloi tarifat e tij globale.
Trampi kërcënoi se, nëse e bëjnë këtë, do t’u vendosë tarifa edhe më të larta sipas ligjeve të tjera tregtare.
"Çdo vend që dëshiron të 'luajë lojëra' me vendimin absurde të Gjykatës Supreme, veçanërisht ata që e 'vidhnin' SHBA-në për vite e madje edhe dekada, do të përballen me tarifa edhe më të larta se ato që sapo u ranë dakord. Blini me kujdes", ka shkruar Trampi në rrjetin e tij social "Truth Soushëll".
Presidenti amerikan theksoi se, edhe pavarësisht të Gjykatës Supreme, ajo nuk ndikon në aftësinë e tij për të përdorur tarifat sipas dispozitave të tjera ligjore "në një mënyrë shumë më të fuqishme dhe më të ashpër". Ai njoftoi se SHBA-të mund të përdorin tarifa të reja licencash ndaj partnerëve tregtarë, por nuk dha detaje të mëtejshme. qa/