Trampi kërcënon se SHBA-ja nuk do të kujdeset për sigurinë e Ngushticës së Hormuzit
- Presidenti amerikan Donald Tramp ka kritikuar përsëri refuzimin e aleatëve të SHBA-së për të dërguar forca për ta mbrojtur Ngushticën e Hormuzit e cila është bllokuar nga Irani pas operacionit ushtarak izraelito-amerikan, ndërsa ka kërcënuar se Uashingtoni nuk do të kujdeset për sigurinë e saj.
Uashington, 18 mars 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp ka kritikuar përsëri refuzimin e aleatëve të SHBA-së për të dërguar forca për ta mbrojtur Ngushticën e Hormuzit e cila është bllokuar nga Irani pas operacionit ushtarak izraelito-amerikan, ndërsa ka kërcënuar se Uashingtoni nuk do të kujdeset për sigurinë e saj.
Për disa ditë, presidenti amerikan është irrituar thellësisht nga refuzimi i aleatëve kryesorë të Uashingtonit në NATO, përfshirë Francën dhe Britaninë e Madhe për të ndihmuar SHBA-në në zhbllokimin e Ngushticës së Hormuzit përmes së cilës kalon 20 për qind e naftës së papërpunuar botërore para luftës në Lindjen e Mesme.
“Pyes se çfarë do të ndodhte nëse e përfundojmë atë që kishte mbetur nga shteti terrorist i Iranit dhe do t’i linim vendet që përfitojnë nga e ashtuquajtura 'Ngushticë’ ta merrnin përgjegjësinë për të? Kjo do t’i detyronte disa nga aleatët tanë joaktivë të vepronin shpejt!” shkroi Trampi në rrjetin social “Truth Social”.
Dje, Trampi e përshkroi refuzimin e shumë shteteve anëtare të NATO-s për të ndihmuar SHBA-në të siguronin Ngushticën e Hormuzit si një “gabim të vërtetë”, pastaj siguroi se ndihma e tyre nuk ishte në të vërtetë e nevojshme dhe më në fund njoftoi se Uashingtoni “do të shpresojë të marrë ndihmë” në zbulimin e minave në Gjirin Persik.
Njëherësh, forcat amerikane lëshuan bomba antibunker në lansuesit iranianë të vendosur pranë Ngushticës së Hormuzit, përmes të cilave kalon 20 për qind e gazit natyror të lëngshëm.
Foto: DPA