Trampi: Irani dëshiron marrëveshje, por ka frikë nga populli i tij ta njohë atë
- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trampi, deklaroi se Irani dëshiron të negociojë për një marrëveshje paqeje, por se përfaqësuesit zyrtarë iranianë po e mohojnë publikisht këtë nga frika e reagimit të popullit të tyre, raporton Si-Bi-Es (CBS).
Uashington, 26 mars 2026 (MIA) - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trampi, deklaroi se Irani dëshiron të negociojë për një marrëveshje paqeje, por se përfaqësuesit zyrtarë iranianë po e mohojnë publikisht këtë nga frika e reagimit të popullit të tyre, raporton Si-Bi-Es (CBS).
Duke folur në një darkë për anëtarët republikanë të Kongresit, Trampi theksoi se Teherani, sipas njohurive të tij, në të vërtetë dëshiron të arrijë marrëveshje, por negociatorët kanë frikë ta pranojnë hapur.
"Ata po negociojnë dhe duan shumë të arrijnë një marrëveshje. Por kanë frikë ta thonë sepse mendojnë se do të vriten nga populli i tyre", deklaroi Trampi para kongresmenëve të pranishëm.
Foto: Arkivi