Trampi do të ketë fjalim të "rëndësishëm" para kombit, paralajmëroi zëdhënësja Karolin Livit
- Presidenti amerikan, Donald Tramps sot do të mbajë fjalim të "rëndësishëm" për situatën në luftën me Iranin, kumtoi zëdhënësja e tij Karolin Livit.
Uashington, 1 prill 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramps sot do të mbajë fjalim të "rëndësishëm" për situatën në luftën me Iranin, kumtoi zëdhënësja e tij Karolin Livit.
Sipas paralajmërimeve, Trampi është planifikuar t’i drejtohet kombit sonte në orën 21:00 sipas kohës lokale (të enjten në orën 2:00 sipas kohës së Evropës qëndrore), ku do të paraqesë “informacione të rëndësishme” për Iranin.
Presidenti amerikan paraprakisht deklaroi se SHBA-ja brenda dy tre javësh do t'i japë fund sulmeve ndaj Iranit, duke theksuar se vendit i duhen "ndoshta dy javë ose disa ditë" për të përfunduar luftën.
Trampi njëherit theksoi se nuk është e nevojshe një marrëveshje me Iranin për t'i dhënë fund operacionit ushtarak amerikan, duke vlerësuar se është "e parëndësishme" sepse SHBA-ja do ta arrijë qëllimin - që autoritetet e Republikës Islamike të mos jenë në gjendje të zhvillojnë armë bërthamore. ls/
Foto: DPA