Trampi do t'i drejtohet kombit
- Presidenti i SHBA-së, Donallld Tramp sonte duhet t'i drejtohet kombit, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Pit Hegset dhe ministrin e Marinës, Xhon Fellan, kumtoi Shtëpia e Bardhë.
Uashington, 22 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donallld Tramp sonte duhet t'i drejtohet kombit, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Pit Hegset dhe ministrin e Marinës, Xhon Fellan, kumtoi Shtëpia e Bardhë.
Fjalimi do të mbahet në rezidencën e Trampit në Mar-a-Lago në Floridë, por ende nuk është kumtuar se çfarë saktësisht planifikon të thotë presidenti, edhe pse ekzistojnë spekulime se tema do të jetë tensionet në rritje me Venezuelën.
Kumtimi vjen pasi që roja bregdetare e SHBA-së konfiskoi një tanker të ri që transportonte naftë të goditur nga sanksionet afër brigjeve të Venezuelës gjatë fundjavës dhe kumtoi se "në mënyrë aktive po ndjekë" një anije të tretë.
"Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta pengojnë transportin ilegal të naftës së goditur nga sanksionet, e cila përdoret për financim të narko-terrorizmit në rajon", deklaroi ministrja e Sigurisë së brendshme, Kristi Noem në kumtimin në rrjetet sociale pas konfiskimit të tankerit të dytë, që pasoi pas hasjes paraprake më 10 dhjetor. "Do t'ju gjejmë dhe do t'ju ndalim", tha ajo.
Një funksionar anonim amerikan deklaroi se anija e tretë për momentin ndodhet në arrati.
"Roja bregdetare e SHBA-së e ndjekë në mënyrë aktive anijen e sanksionuar nga "flota e errët", që është pjesë e evitimit ilegal të sanksioneve nga ana e Venezuelës. Ajo valëvit flamur të rrejshëm dhe është lëndë e urdhrit për konfiskim", tha burimi.
Këto hapa shënojnë ashpërsimin e politikës së Trampit ndaj Venezuelës dhe presidentit të saj, Nikollas Maduro, pasi që Trampi paralajmëroi "bllokadë" të të gjithë tankerëve nën sanksione që hyjnë apo dalin nga portet e Venezuelës.
Administrata, gjithashtu, kreu seri të sulmeve vdekjeprurëse raketore këtë vjeshtë ndaj anijeve për të cilat thotë se janë të lidhura me tregtinë me drogë në Derin e karaibeve dhe Paqësorin lindor, me ç'rast jetën e humbën mbi 100 njerëz, sipas SHBA-së.
Regjimi i Madurosthotë se hapat amerikanë janë përgatitje për intervenim dhe invazion në Venezuelë. e tëra për shkak të pasurisë së vendit me naftë. ab/
Foto: ЕPА