Tramp për sulmet e paralajmëruara ndaj Iranit: Sonte do të vdesë një civilizim i plotë, i cili nuk do të kthehet kurrë
- Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp dërgoi paralajmërim serioz përmes rrjetit të vet social "Truth Social", duke paralajmëruar se sonte bota do të jetë dëshmitar i një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e vet, që mund të thotë fund të një civilizimi të plotë, por edhe fillim potencial të një epoke të re për Iranin.
Uashington, 7 prill 2026 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp dërgoi paralajmërim serioz përmes rrjetit të vet social "Truth Social", duke paralajmëruar se sonte bota do të jetë dëshmitar i një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e vet, që mund të thotë fund të një civilizimi të plotë, por edhe fillim potencial të një epoke të re për Iranin.
"Një civilizim i plotë do të vdes sonte, që më asnjëherë të mos kthehet. Nuk dua kjo të ndodh, por me siguri do të ndodh. Megjithatë, tani kur kemi ndryshim të plotë dhe total të regjimit, ku mbisundojnë mendje të ndryshime, më të mençura dhe më pak të radikalizuara, ndoshta mund të ndodh diçka revolucionarisht e mrekullueshme, KUSH E DI? Do të kuptojmë sonte, në një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë dhe të ndërlikuar të botës. Dyzet e shtatë vite zhvatje, korrupsion dhe vdekje më në fund do të përfundojnë. Zoti le ta bekojë popullin e madh të Iranit!", ka shkruar Tramp në publikimin e tij në Truth Social.

Paraprakisht, Tramp i parashtroi afat ultimativ Teheranit zyrtar për ndalimin urgjent të të gjitha aktiviteteve ushtarake dhe zhbllokimin e Ngushticës së Hormuzit, duke kërcënuar me 'pasoja të papara' nëse kërkesat e Uashingtonit nuk përmbushen plotësisht. Presidenti amerikan të dielën në platformën e tij saktësoi se afati është e marta në orën 20:00 sipas kohës lokale në Uashington, që sipas kohës së mesme evropiane është e mërkurë në mëngjes, në orën 02:00. bsh/
Foto: Printskrin