• понеделник, 16 март 2026

Tramp mohon se ka mospërputhje me funksionarin më të lartë ushtarak amerikan rreth Iranit

Tramp mohon se ka mospërputhje me funksionarin më të lartë ushtarak amerikan rreth Iranit

Uashington, 24 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp mohoi sot i ka mohuar raportet e mediave se kryetari i Shtabit të përbashkët të SHBA-së, gjenerali Den Kajn, e kishte paralajmëruar atë kundër ndërhyrjes së plotë ushtarake në Iran.

"Gjenerali Kejn, si të gjithë ne, do të preferonte të mos shihte luftë, por nëse do të merrej një vendim për të ndërhyrë ushtarakisht kundër Iranit, ai beson se do të ishte diçka që mund të fitohej lehtësisht", shkroi presidenti amerikan në rrjetin e tij social "Truth Social".

"Vendimi është i imi dhe unë do të preferoja të bëja një marrëveshje sesa të mos bëja, dhe nëse nuk e bëjmë, do të ishte një ditë shumë e keqe për atë vend (Iranin) dhe për fat të keq, për popullin e tyre. Duke pasur parasysh se ata (iranianët) janë të mëdhenj dhe të mrekullueshëm, diçka kaq e keqe nuk duhet t'u ndodhë atyre", shtoi Tramp. mb/

Foto: DPA

Остани поврзан