• петок, 06 март 2026

Tramp: Irani po tenton të arrihet marrëveshje, por pak është vonë për këtë

Tramp: Irani po tenton të arrihet marrëveshje, por pak është vonë për këtë

Uashington, 6 mars 2026 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp mbrëmë deklaroi se Irani po tenton të arrijë marrëveshje me SHBA-në, por, "pak është vonë për këtë".

"Ata paraqiten, pyesin: Si mund të arrimë marrëveshje? Unë thash: Pak vonoheni", tha Tramp, duke shtuar se SHBA-ja në këtë moment më shumë se Irani duan të vazhdojnë të luftojnë.

Ai paralajmëroi se armata amerikane, së bashku me Izraelin, i vazhdon operacionet e veta kundër Iranit.

"Ushtria e SHBA-së, së bashku me partnerët e shkëlqyeshëm izraelitë, vazhdon që plotësisht ta shkatërrojë armikun, shumë para afatit të paraparë dhe në nivele që nuk janë parë deri tani", tha Tramp. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан