• четврток, 16 април 2026

Aksios: Me shumë gjasa nënpresidenti Vens do të jetë negociatori kryesor amerikan me Iranin

Aksios: Me shumë gjasa nënpresidenti Vens do të jetë negociatori kryesor amerikan me Iranin

Uashington, 27 mars 2026 (MIA) - Portali amerikan Aksios publikoi se nënpresidenti amerikan Xhej Di Vens me shumë gjasa do të jetë kryenegociatori në bisedimet e mundshme paqësore me Iranin.

Sipas disa përfaqësuesve të paidentifikuar të Shtëpisë së Bardhë, Vens, për shkak të përvojës dhe kundërshtimit të tij ndaj konflikteve të hapura jashtë vendit, është një bashkëbisedues më tërheqës për Iranin sesa Stiv Uitkof dhe Xhared Kushner. 

"Nëse iranianët nuk mund të arrijnë marrëveshje me Vens, as nuk mund ta marrin. Ai është më i miri që mund të marrin", theksoi një zyrtar i lartë i administratës amerikane.

Sipas përfaqësueve të Shtëpisë së Bardhë, Vens është gati të “zërë vendin e tij në skenë”, por vetëm nëse dhe kur të fillojnë bisedimet e drejtpërdrejta me Iranin. Ai më parë ka pasur disa telefonata me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, është takuar me aleatët e Gjirit dhe është përfshirë në komunikime indirekte me Iranin. ls/

Foto: EPA 
 

 

 

Остани поврзан