• четврток, 25 декември 2025

Toshkovski për "Sejf siti": Tashmë në Klinikën e Traumatologjisë ka 20 për qind më pak pacientë me lëndime të rënda trupore

Toshkovski për

Shkup, 18 dhjetor 2025 (MIA) – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski pret mbështetje nga deputetët për ndryshimet e Ligjit për Kundërvajtje dhe të Kodit Penal, të cilët janë të fundit nga pakoja e ndryshimeve ligjore për zbatimin zyrtar të sistemit “Qyteti i sigurt”, që nga fillimi i këtij muaji është në funksion testimi. 

Toshkovski, në një paraqitje si i ftuar në TV Kanal 5 sonte, tha se njoftimi për fillimin zyrtar të "Qytetit të sigurt" më 1 shkurt mbetet, siç tha ai, "në përputhje me atë që kanë deri më tani si reagime dhe procedurën që duhet të miratohet për dy ligje të tjera, përkatësisht për ndryshimin e Ligjit për Kundërvajtje dhe Kodin Penal.  Për ndryshimet në Ligjin për Kundërvajtje, i cili është në fazën e dytë në Kuvend, kërkohet shumicë prej dy të tretash, ndërsa për Kodin Penal shumicë e thjeshtë. Shpresoj se serioziteti i kësaj do të njihet nga të gjithë deputetët dhe ata do të japin mbështetje në mënyrë që të fillojë zbatimi i këtij projekti të rëndësishëm", tha Toshkovski.

Ai konfirmoi se zbatimi i sistemit do të prolongohet nëse Kuvendi nuk jep mbështetje për Ligjin për Kundërvajtje. 

“Besoj që këtë ligj duhet ta mbështesin të gjithë deputetët. Qëllimi është shpëtimi i jetëve të njerëzve", theksoi ministri Toshkovski. 

Sipas tij në periudhën e testimit të zbatimit të sistemit prej 15 ditëve në Shkup, qytetarët treguan se mund të jenë pjesëmarrës tjerë gjatë drejtimit të automjeteve, ndërsa në Klinikën e Traumatologjisë është ulur për 20 për qind numri i pacientëve të cilët hospitalizohen për shkak të lëndimeve të rënda trupore, ndërsa për 15 deri 20 për qind është ulur numri i pacientëve të cilët janë sjellë në atë Klinikë. 

Siguron se problemet teknike të detektuara në periudhën e testimit do të tejkalohen deri më 1 shkurt. 

Ai njoftoi se me një akt nënligjor do të përcaktohet kufizimi i shpejtësisë së lejuar në përputhje me parametrat evropianë, të cilët variojnë nga tre deri në dhjetë herë më të lartë se kufizimi i shpejtësisë së lejuar, dhe se vendet ku do të instalohen kamerat do të ndahen me qytetarët, sepse, theksoi ai, qëllimi përfundimtar është ulja e shpejtësisë me qëllim uljen e numrit të viktimave dhe lëndimeve në aksidentet rrugore. “Po rishikohen edhe shenjat. Kudo që ka kamera për të përcaktuar shpejtësinë e rritur, shenjat do të rishikohen në përputhje me projektin e vlefshëm të trafikut”, tha Toshkovski.

Informoi se xhirimet nga kundërvajtjet do të ruhen në periudhë kohore të përcaktuar sipas ligjeve në kuadër të veprimeve hetimore, si dhe se MPB do të lëshojë në përdorim aplikacion në të cilin qytetarët do të marrin informacione për kundërvajtje të bëra. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан