• четврток, 25 декември 2025

Toshkovski: Me asnjë diplomat të huaj nuk kam biseduar për çfarëdo lloj pranimi të emigrantëve

Toshkovski: Me asnjë diplomat të huaj nuk kam biseduar për çfarëdo lloj pranimi të emigrantëve

Shkup, 18 dhjetor 2025 (MIA) – Opozita beson në rrëfimin e saj – një gënjeshtër e përsëritur një qind herë bëhet e vërtetë, por nuk bëhet, thotë ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski për pretendimet e opozitës se pushteti ka pranuar pranimin e emigrantëve në vend. 

Opozita, tha sonte Toshkovski në “Samo intervju” (Vetëm intervistë) në TV Kanal 5, i referohet mediave britanike, mund t’i referohet kujt të dojë, por të gjithë faktorët relevantë në shtet (kryeministri, ministri i Punëve të Jashtme, presidentja, unë kur isha në Bruksel) mohuam dhe thamë se atë që e thonë ata është e pavërtetë dhe gënjeshtër. 

“Me shumë përgjegjësi them se në kuadër të mandatit tim me asnjë diplomat të huaj nuk kam biseduar në temën për çfarëdo lloj pranimi të emigrantëve nga ana e ndonjë shteti, asnjëherë as nuk më është parashtruar si pyetje, as si kërkesë, as nuk e kam pasur si bisedë me cilindo prej tyre”, tha Toshkovski. 

Ministri i Punëve të Brendshme theksoi edhe se çdo vit po ulet numri i emigrantëve të cilët kalojnë përgjatë shtetit, për pesë, shtatë, tetë për qind...si dhe se këtë vit nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk është miratuar asnjë kërkesë për azil. 

“Kur flasim për emigrantët, ata kanë kaluar tranzit nëpër Maqedoni për 10-15 vjet, dhe tani kemi një përcaktim të ri të një situate krize në fushën e emigrantëve për shkak të asaj që tashmë e kemi si situatë faktike në vend. Duhet t'u shpjegojmë qytetarëve se Maqedonia është faktor kyç në këto procese që lidhen me emigrimin ilegal për arsyen e thjeshtë se është në rrugën e emigrimit ilegal. Ne jemi vend tranzit dhe për këtë arsye jemi shumë të rëndësishëm”, tha Toshkovski.

Duke komentuar pretendimet për mundësinë e kthimit të emigrantëve në vendet e treta, jo vetëm në vendin e tyre të origjinës dhe përmendjen e Ballkanit Perëndimor në atë kontekst dhe marrëveshjen midis Italisë dhe Shqipërisë, ai tha se "opozita maqedonase ka filluar të mos bëjë dallim midis Maqedonisë dhe Shqipërisë". “Kjo është Maqedonia, jo Shqipëria”, tha Ministri Toshkovski. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан