Toshkovski: Deri në mes të vitit të ardhshëm do ta zbatojmë "Qytetin e sigurt" në territorin e gjithë shtetit
- - Shpresoj që deri në qershor-korrik të vitit të ardhshëm do ta zbatojmë "Qytetin e sigurt" në të gjithë territorin e vendit, dhe jam i sigurt se deri në fund të vitit 2026 do ta zbatojmë në çdo qytet si një sistem inteligjent. Qytetarët e Maqedonisë meritojnë të zbatojnë një zgjidhje inteligjente në Tetovë, Shkup, por edhe në Berovë, Dellçevë, Strugë dhe Ohër që duhet të ndjekë strategjinë evropiane "zero viktima", domethënë atë strategji që deri në vitin 2050 të mos kemi viktima njerëzore si rezultat i mosrespektimit të rregullave të komunikacionit, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në promovimin e sotëm të një centrali fotovoltaik të instaluar në Qendrën e Trajnimit të MPB-së, donacion nga OKTA, dhe kujtoi se periudha e testimit për regjistrimin e kundërvajtjeve nga sistemi "Qytet i Sigurt" është e vlefshme deri më 1 shkurt të vitit të ardhshëm.
Shkup, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Shpresoj që deri në qershor-korrik të vitit të ardhshëm do ta zbatojmë "Qytetin e sigurt" në të gjithë territorin e vendit, dhe jam i sigurt se deri në fund të vitit 2026 do ta zbatojmë në çdo qytet si një sistem inteligjent. Qytetarët e Maqedonisë meritojnë të zbatojnë një zgjidhje inteligjente në Tetovë, Shkup, por edhe në Berovë, Dellçevë, Strugë dhe Ohër që duhet të ndjekë strategjinë evropiane "zero viktima", domethënë atë strategji që deri në vitin 2050 të mos kemi viktima njerëzore si rezultat i mosrespektimit të rregullave të komunikacionit, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në promovimin e sotëm të një centrali fotovoltaik të instaluar në Qendrën e Trajnimit të MPB-së, donacion nga OKTA, dhe kujtoi se periudha e testimit për regjistrimin e kundërvajtjeve nga sistemi "Qytet i Sigurt" është e vlefshme deri më 1 shkurt të vitit të ardhshëm.
Sipas Toshkovskit, kjo është vetëm një pjesë e hapave të cilët duhet të ndërmerren, por edhe në këtë periudhë të shkurtër kohore, në kuadër të periudhës së testimit, informacionet fillestare janë se me të vërtetë qytetarët e Maqedonisë së Veriut sillen ndryshe kur drejtojnë automjet se sa më parë.
“Dhe jam shumë i kënaqur që numri i aksidenteve rrugore me lëndime të rënda trupore dhe numri i përgjithshëm i aksidenteve rrugore, aty ku po e zbatojmë këtë projekt, është duke u zvogëluar. Kjo është shumë e rëndësishme. Qëllimi i parë dhe më i madh, do të thoja qëllimi i fundit i zbatimit të këtij sistemi, është të shpëtojmë të paktën një jetë njerëzore më shumë se më parë. Pra, rezultatet që duhet të ofrojë ‘Qyteti i sigurt’ janë vërtet shumë të shkëlqyera”, theksoi ministri Toshkovski.
Shtoi se askush nuk do të përjashtohet nga “Qyteti i sigurt”, përveç automjeteve të policisë të cilat ndërmarrin veprime, ndihma mjekësore urgjente dhe automjetet e njësiteve zjarrfikëse. Gjatë kësaj e përmendi shembullin e tij personal kur ka marrë vërejtje për kundërvajtje të kryer në komunikacion dhe këtë e bërë publike.
Në pyetjen e gazetarëve për hapjen e shkollës së mesme të policisë pas 25 vjetëve, Toshkovski theksoi se i dërgon mirënjohje të madhe Kuvendit të Maqedonisë së Veriut sepse ka mbështetur ligj i cili do të mundësojë ndjekje të trendeve dhe rrjedhave botërore.
“Për fat të keq, 25 vjet nuk ka pasur shkollë të mesme policore në Maqedoni. Për fat të mirë, ende kemi kuadro që janë krijuar 25 vjet më parë në kuadër të shkollës së mesme policore të atëhershme, të cilët janë një mbështetje dhe themel me përvojën më profesionale brenda njohurive të tyre, njerëz që ende i kemi në Ministri. Me këtë ligj, mundësojmë kthimin e kategorisë së policit profesional i cili, pas përfundimit të arsimit të mesëm, do të jetë në gjendje të përgjigjet se është polic me shkollë të mesme policore të përfunduar. Ky është vërtet një projekt revolucionar në fushën e kthimit të kapaciteteve profesionale, veçanërisht në kuadër të procesit arsimor që krijohet me profesionistë brenda policisë”, theksoi ministri i Punëve të Brendshme.
Toshkovski është i bindur se në kuadër të Qendrës së tanishme për trajnim, në të ardhmen Akademia policore, vendi për dy vjet e gjysmë do ta ketë gjeneratën e parë, sepse kjo shkollë e mesme e policisë do të jetë në vitin e tretë dhe të katërt të arsimit të mesëm.
“Këtu, u bëj thirrje të gjithë nxënësve të interesuar të vitit të dytë, pavarësisht se në cilën shkollë të mesme janë regjistruar, nëse kanë dëshirë të bëhen nëpunës policorë, nëse e duan vendin e tyre, të mendojnë regjistrimin nga 1 shtatori, vitin e ardhshëm në një shkollë të mesme policore që po e kthejmë në Republikën e Maqedonisë”, tha Toshkovski.
Në përgjigje të pyetjes tjetër të gazetarëve nëse ka numër të mjaftueshëm nëpunës policorë, ministri tha se vendi ka numër të mjaftueshëm të nëpunësve policorë dhe problemi i padukshmërisë, një problem që çdo qytetar e ndjen për shkak të mungesës së policisë, nuk është për shkak të numrit, por për shkak të menaxhimit të vazhdueshëm dhe jofunksional me kuadrot në kuadër të Ministrisë.
“Prandaj, ndryshimet në ligje ishin një nga hapat thelbësorë që duhet të ndërmarrim nëse duam të riorganizohemi si Ministri. Kjo është bërë. Gjatë kësaj periudhe, po punojmë në një sistematizim të ri në MPB që do t'i propozohet Qeverisë dhe do të miratohet nga Qeveria, në mënyrë që nga fillimi i majit 2026 të mund të fillojmë me strukturën e re të organizuar në kuadër të MPB-së”, theksoi Toshkovski.
Paralajmëroi se një pjesë e madhe e policëve në të ardhmen do të jenë në uniformë. Ai vlerëson se përveç nëpunësve të policisë të cilët janë në uniformë dhe shërbime të tjera si policia e krimit dhe pjesëtarë të Departamentit për Mbrojtje dhe Sigurim të Personaliteteve VIP dhe Objekte do të jenë në uniforma.
Në të ardhmen, siç tha, paralajmëron dukshmëri të policisë, sepse një pjesë e madhe e këtyre shërbimeve të cilët nuk kishin uniforma, tani do të kenë uniforma dhe do të jenë në terren.
Sipas ministrit Toshkovski, qëllimi është të krijohet shërbim operativ dhe efikas brenda MPB-së që do të jetë i dukshëm për qytetarët, sepse prania e policisë në terren, prania e nëpunësve të policisë midis qytetarëve, do të rrisë situatën e sigurisë në vend dhe perceptimin pozitiv të qytetarëve. fc/
Foto: MIA