Topi për paqe në Ukrainë tani është në terrenin e Rusisë, porositi Rute
- Administrata amerikane e presidentit Donald Tramp e depërtoi qorr-sokakun dhe filloi bisedime, hap pas hapi, për arritje të paqes në Ukrainë, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute në konferencën e sotme për shtyp pas përfundimit të takimit dyditor të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Aleancës lidhur me përpjekjet e SHBA-së për përfundim të konfliktit ukrainas.

Bruksel, 4 mars 2025 (MIA) - Administrata amerikane e presidentit Donald Tramp e depërtoi qorr-sokakun dhe filloi bisedime, hap pas hapi, për arritje të paqes në Ukrainë, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute në konferencën e sotme për shtyp pas përfundimit të takimit dyditor të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Aleancës lidhur me përpjekjet e SHBA-së për përfundim të konfliktit ukrainas.
"Është e qartë se tani topi është në terrenin e Rusisë dhe do të shohim se ç'do të ndodhë. Nuk do të doja të prëzihem në ato bisedime me komentet e mia nga Brukseli. Do të shohim se si do të zhvillohen ato", tha Rute, duke shtuar se është i impresionuar nga ajo se si amerikanët tani për tani po e zhvillojnë procesin dhe është i kënaqur nga ajo që ata rregullisht i informojnë partnerët evropianë për rrjedhën e bisedimeve.
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Rute theksoi se SHBA-ja po tenton të arirhet paqe e drejtë dhe e qëndrueshme në Ukrainë, me qëllim që të sigurohen garanca se presidenti rus, Vlladimir Putin tashmë nuk do të tentojë të pushtojë asnjë kilometër katror të territorit ukrainas në të ardhmen.
"Për fat të keq akoma nuk ka marrëvehsje paqësore, madje nuk ka as ndërprerje të zjarrit dhe amerikanët punojnë ditë e natë të ndodhë kjo", shtoi Rute.
Sipas tij, madje edhe të përfundojë lufta në Ukrainë, nuk nevojitet naivitet rreth kërcënimit që e paraqet Rusia, ndërkaq fakti që Kina, Koreja e Veriut dhe irnai janë të involvuar në konflikt duke e mbështetur Moskën, e bën jo vetëm çështje evropiane, por madje edhe globale.
Rute theksoi edhe se në Samitin e vitit të kaluar të NATO-s në Uashington aleatët porositën se rruga e ukrainës drejt NATO-s është proces ipaktheyeshëm, por se Kievit asnjëherë nuk i është premtuar se anëtarësimi në Aleancë do të jetë pjesë e ndonjë marrëveshjeje paqësore. ab/
Foto: МIА Arkivi