• петок, 20 февруари 2026

Toleranca, kultivimi i vlerave fetare dhe ruajtja e karakterit sekular të shtetit, në fokus të takimit Gashi - Dozler

Toleranca, kultivimi i vlerave fetare dhe ruajtja e karakterit sekular të shtetit, në fokus të takimit Gashi - Dozler

Shkup, 18 shkurt 2026 (MIA) - Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, realizoi një takim me Majkëll Dozler, Shef i Njësisë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Zyrën për Lirinë Ndërkombëtare Fetare si dhe me përfaqësues tjerë pranë Departamentit amerikan të Shtetit.

Gjatë takimit, siç informon shërbimi i Kuvendit për shtyp, u diskutua për rëndësinë e tolerancës dhe kultivimin e vlerave fetare, duke ruajtur karaterin sekular të shtetit.

"Gashi theksoi se vendi ynë gëzon një harmoni fetare, e cila duhet të shërbejë si model për avancimin e raporteve tjera shoqërore. Dozler shprehu vlerësimin për modelin e harmonisë që ekziston në vend, si dhe theksoi mbështetjen e mëtutjeshme për iniciativa që promovojnë paqen dhe bashkëpunimin", theksojnë nga Kabineti i Gashit.

Ndër të tjerat u fol edhe për përvojat dhe takimet e realizuara në vizitën e fundit të kryetarit në Uashington D.C. (shkurt, 2026), ku Gashi u shpreh mirënjohës për bashkëpunimin dhe partneritetin ndërshtetëror.

fotо: Kuvendi i RMV-së

Остани поврзан