• понеделник, 16 март 2026

Tetëdhjetë të burgosur politikë janë liruar në Venezuelë, deklaroi kryetari i Parlamentit

Tetëdhjetë të burgosur politikë janë liruar në Venezuelë, deklaroi kryetari i Parlamentit

Karakas, 22 shkurt 2026 (MIA) - Gjithsej 80 të burgosur politikë u liruan mbrëmë në Venezuelë si pjesë e një amnistie, deklaroi kryetari i Parlamentit, Horhe Rodrigez.

"Sot, 80 persona u liruan në Karakas", tha ai, pasi sistemi gjyqësor venezuelian liroi 379 të burgosur politikë pas miratimit të Ligjit të Amnistisë.

Amnistia u premtua nga qeveria e përkohshme pas arrestimit të ish-presidentit Nikolas Maduro nga SHBA-ja. 

Ligji, i miratuar nga deputetët, u premtua nën presionin e SHBA-sl nga presidentja e përkohshme Delsea Rodrigez, e cila mori detyrën pas arrestimi të Presidentit Nikolas Maduro gjatë një operacioni ushtarak amerikan më 3 janar. ls/

Foto. Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан