• четврток, 25 декември 2025

Takimi i Siljanovska-Davkova me Abdulla Eren, kryetarin e TIKA-s

Takimi i Siljanovska-Davkova me Abdulla Eren, kryetarin e TIKA-s

Shkup, 19 dhjetor 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot priti Abdulla Eren, kryetarin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim - TIKA dhe bashkëpuntorët e tij. 

"Duke akceptuar bashkëpunimin e frytshëm dydekadësh, presidentja theksoi se TIKA gëzon respekt të merituar jo vetëm nga institucionet shtetërore dhe publike, por edhe nga qytetarët e Maqedonisë, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike dhe fetare. Në fakt, nuk është rastësi që TIKA-s iu dha një nga dekoratat më të larta shtetërore, Karta e Republikës. Në prag të kremtimit të festës së madhe, 21 dhjetorit - Ditës së Mësimit të Gjuhës Turke, kryetari i TIKA-s kujtoi se TIKA në 20 vitet e fundit ka realizuar më shumë se 1.300 projekte të lidhura me arsimin, shëndetësinë, bujqësinë, restaurimin e përmendoreve kultutore, ndërtimin e shkollave, rikonstruimin e institucioneve shëndetësore dhe donacionin e pajisjeve spitalore", kumtoi kabineti i Siljanovska-Davkovës. 

Të dyja palët konfirmuan se bashkëpunimi me TIKA-n përforcon partneritetin, miqësinë dhe besimin midis dy vendeve.

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) u formua në vitin 1992 dhe është e pranishme në 61 vende ku ka realizuar mbi 30 mijë projekte. rq/

Foto: kabineti i Siljanovska-Davkova

 

Остани поврзан