• петок, 17 април 2026

Takim Mucunski-Minzatu, tema e avancimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit, aftësive dhe politikave rinore

Takim Mucunski-Minzatu, tema e avancimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit, aftësive dhe politikave rinore

Shkup, 24 mars 2026 (MIA) - Avancimi i bashkëpunimit në fushën e arsimit, aftësitë dhe politikat rinore, si dhe për mundësitë e thellimit të mëtejshëm të partneritetit në kuadër të programeve arsimore evropiane dhe mobile ishin tema të takimit të ministrit për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski dhe drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, Ana Mihajlov, me nënkryetaren ekzekutive të Komisionit Evropian për të Drejta sociale dhe aftësi, vende pune cilësore dhe gatishmëri, Roksana Minzatu.

Në takimin e mbajtur mbrëmë, bashkëbiseduesit e theksuan përpjekjen për forcimin e cilësisë dhe harmonizimin e sistemit arsimor me standarde evropiane, si dhe për pjesëmarrje të rritur në programet "Erazmus +" dhe fushën arsimore evropiane.

"Në takim u bisedua për avancimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit, aftësive dhe politikave rinore, si dhe për mundësitë për thellimin e mëtejshëm të partneritetit në kuadër të programeve arsimore dhe mobile evropiane. Bashkëbiseduesit e theksuan përpjekjen për përforcimin e cilësisë dhe harmonizimin e sistemit arsimor me standardet evropiane, si dhe për pjesëmarrje të rritur në programet "Erazmus +" dhe fushën arsimore evropiane", thuhet në kumtesën e MPJTJ.

Në kuadër të ditës së parë të vizitës së punës në Bruksel, ministri Mucunski mori pjesë në tryezën e rrumbullakët "A path for European enlargement", në organizim të  Friends of Europe, kushtuar prioriteteve politike aktuale të lidhura me procesin e zgjerimit, bashkëpunimin ekonomik dhe të sigurisë, si dhe në çështjet për integrim gradual, rezistencë ekonomike, lidhshmëri dhe klimë afariste në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të programit të sotëm, është parashikuar që ministri Mucunski, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, të realizojë takim me drejtoreshën e përgjithshme të bujqësisë dhe zhvillimit rural pranë Komisionit Evropian, Elizabet Verner, si dhe shumë takime me deputetë në Parlamentin Evropian. sa/

Foto: MPJTJ

Остани поврзан