• петок, 23 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Takim i FMN-së dhe Bankës Botërore nga nesër deri më 26 prill në Uashington

Takim i FMN-së dhe Bankës Botërore nga nesër deri më 26 prill në Uashington

Uashington, 20 prill 2025 (MIA) - Takimi pranveror i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore do të fillojnë nesër në Uashington dhe do të zgjasë deri më 26 prill.

Temat kryesore do të jenë sfidat globale, siç janë ngadalësimi i rritjes ekonomike, krizat e borxhit, ndryshimet klimatike dhe tensionet tregtare.

Takimi i pranverës në Uashington mbledh së bashku guvernatorët e bankave qendrore, ministrat e financave dhe zhvillimit, anëtarë të parlamentit, drejtorët në sektorin privat, përfaqësues të shoqërisë civile dhe akademikë për të diskutuar çështje me rëndësi globale.mb/

Foto: MIA

Остани поврзан