• петок, 20 февруари 2026

Takaiçi përsëri zgjidhet kryeministre e Japonisë

Takaiçi përsëri zgjidhet kryeministre e Japonisë

Tokio, 18 shkurt 2026 (MIA) - Parlamenti japonez sot përsëri e zgjodhi Sanae Takaiçin për kryeministre të Japonisë, pas fitores bindëse të Partisë së Liberal-Demokrate në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 8 shkurtit. 

Para fillimit të seancës së Parlamentit japonez, kabineti i Sanae Takaiçit paraqiti dorëheqje kolektive në përputhje me Kushtetutën, pas së cilës ajo u konfirmua si kryeministre në seancën e Dhomës së Përfaqësuesve, Dhoma e ulët e parlamentit.

Sipas agjencisë japoneze Kjodo, pritet që Takaiçi ta prezantojë kabinetin e ri gjatë ditës.

Takaiçi shpalli zgjedhje të parakohshme duke shpërndarë Dhomën e Përfaqësuesve më 23 janar, në fillim të seancës së rregullt, duke u përpjekur të shfrytëzojë mbështetjen e lartë për qeverinë dhe të forcojë pozitën e bllokut qeverisës, i cili përfshin LDP-në dhe Partinë Japoneze të Inovacionit (JIP), e njohur si Nipon Ishin.

Rezultati i zgjedhjeve është një shtysë e fortë për Takaiçin dhe programin e saj, i cili përfshin masa fiskale ekspansioniste dhe gatishmëri për të punuar në ndryshimin e Kushtetutës pacifiste, një objektiv afatgjatë i LDP-së, sipas Kjodos. qa/

Остани поврзан