Tajani: Korridori 8 është prioritet strategjik dhe pjesë e strategjisë italiane për afërimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian
- Zëvendëskryeministri italian dhe ministër i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, në mbledhjen ministrore, që po mbahet sot në Tiranë, porositi se Korridori 8 është prioritet strategjik, se nuk është vetëm projekt inftrastrukturor, por zgjedhje politike dhe pjesë e strategjisë italiane për afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në.
Tiranë, 18 shkurt 2026 (MIA) - Zëvendëskryeministri italian dhe ministër i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, në mbledhjen ministrore, që po mbahet sot në Tiranë, porositi se Korridori 8 është prioritet strategjik, se nuk është vetëm projekt inftrastrukturor, por zgjedhje politike dhe pjesë e strategjisë italiane për afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në.
"Pajtohem me ju që për italianët, Korridori 8 nuk është vetëm një zgjedhje teknike, por një zgjedhje politike, sepse është pjesë e strategjisë tonë për bashkimin e Ballkanit, që është një prioritet strategjik për qeverinë italiane. Ne do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për t’ju ndihmuar të bëheni pjesë e BE-së dhe jam i qartë lidhur me Ballkanin Perëndimor. Më 30 mars do të kemi një takim me grupin e miqve të Ballkanit për të afirmuar mbështetjen për bashkimin e rajonit", tha Tajani në mbledhje, njoftuan mediat shqiptare.
Ai shtoi se deklarata e përbashkët që do të miratohet do të dërgojë mesazh të fortë se "Korridori 8 është prioritet i përbashkët strategjike për ekonomitë tona".
"Jemi të përkushtuar për të ndërmarrë hapa konkretë për ta realizuar. Ai është kyç për tregtinë. Për Italinë, tregtia përbën më shumë ose më pak 40 për qind të BPV-së sonë. Qëllimi ynë është të rrisim eksportin, dhe për këtë do të punojmë me përkushtim. Potenciali për aktivitet ekonomik mes Detit Adriatik dhe Ballkanit është i jashtëzakonshëm. Sot, më shumë se kurrë, përfundimi i Korridorit 8 është një qëllim kyç i sigurisë, është një instrument për forcimin e shtyllës evropiane të NATO-s. Nëse duam të jemi më të rëndësishëm, nëse duam të flasim me amerikanët në të njëjtin nivel, duhet të forcojmë shtyllën evropiane të NATO-s", tha ai
Ai shprehu mbështetjen e vendit të tij për integrimin evropian të Shqipërisë, duke shtuar se Shqipëria është një vend evropian dhe se Italia do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj për ta ndihmuar në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian. qa/