Të paktën 40 për qind e kapacitetit eksportues rus të naftës është jashtë funksionit
- Sipas llogaritjeve të Rojtersit, bazuar në të dhëna tregu, të paktën 40 për qind e kapacitetit eksportues rus të naftës është bllokuar nga sulmet ukrainase me dronë.
Londër, 26 mars 2026 (MIA) - Sipas llogaritjeve të Rojtersit, bazuar në të dhëna tregu, të paktën 40 për qind e kapacitetit eksportues rus të naftës është bllokuar nga sulmet ukrainase me dronë.
Kjo është shkelja më e madhe e furnizimit me naftë në historinë moderne të Rusisë, eksportuesi i dytë më i madh i naftës në botë, dhe ndodh në një kohë kur çmimet e naftës kanë kaluar 100 dollarë për fuçi për shkak të luftës me Iranin.
Prodhimi i naftës në Rusi është një nga burimet kryesore të të ardhurave për buxhetin shtetëror dhe një pjesë kyçe e ekonomisë prej 2.6 trilionë dollarë.
Ukraina këtë muaj ka intensifikuar sulmet me dronë ndaj infrastrukturës ruse për eksportin e naftës dhe derivateve, duke goditur të gjitha tre portet kryesore ruse për eksportin e naftës, përfshirë Novorosijskun në Detin e Zi, Primorskun dhe Ust-Lugën në Detin Baltik, si dhe tubacionin “Druzhba”, i cili kalon përmes Ukrainës drejt Hungarisë dhe Sllovakisë. rq/
Foto: arkivi i MIA-s