• сабота, 12 октомври 2024

Të paktën 30 persona humbën jetën në sulmet izraelite ndaj kampit të refugjatëve Xhabalia në Gaza

Të paktën 30 persona humbën jetën në sulmet izraelite ndaj kampit të refugjatëve Xhabalia në Gaza

Gaza, 12 tetor 2024 (MIA) - Të paktën 30 persona humbën jetën në sulmet izraelite ndaj kampit të refugjatëve Xhabalia në pjesën veriore të Gazës, kumtoi Agjencia për Mbrojtje Civile në Gaza.

Zëdhënësi i Agjencisë Mahmud Basal deklaroi se 12 persona, ndër të cilët gra dhe fëmijë, vdiqën në sulmin që ndodhi mbrëmë pak para orës 21:40 sipas kohës lokale, ndërsa 14 persona janë të zhdukur dhe me siguri janë të ngujuar nën rrënoja.

Pas atij incidenti, drejtori i Agjencisë Ahmad al-Kahlut tha se 18 persona u vranë në disa sulme, duke përfshirë edhe sulmet ndaj tetë shkollave në kamp, të cilat shërbenin si strehimore për njerëzit e zhvendosur. sa/

Foto. EPA arkivi

Тагови

Остани поврзан