• понеделник, 16 март 2026

Të paktën 25 pjesëtarë të Gardës kombëtare meksikane e kanë humbur jetën në këmbimzjarrin me narkokartelin e El Menços

Të paktën 25 pjesëtarë të Gardës kombëtare meksikane e kanë humbur jetën në këmbimzjarrin me narkokartelin e El Menços

Meksiko Siti, 23 shkurt 2026 (MIA) - Ministri meksikan i Sigurisë, Omar Garsia Arfush sot deklaroi se 25 pjesëtarë të Gardës kombëtare e kanë humbur jetën në shtetin federal Halisko në gjashtë sulme hakmarrëse, pasi armata dje e ka vrarë shefin e narkokartelit "Halisko gjenerata e re" (CJNG), Nemesio Ruben Oseger Servantes - El Menço.

"Në aksionin kundër El Menços jetën e kanë humbur 30 pjesëtarë të narkokartelit, një gardian burgu, një agjent prokuror dhe një grua", tha Arfush.

Në disa pjesë të Meksikës sot janë mbyllur shkollat, ndërsa autoritetet e kanë paralajmëruar qytetarët të mos dalin pa nevojë në rrugë për shkak të dhunës së rritur nga karteli.

Narkokarteli i El Menços kontrabandon fentanil, metamfetamin dhe kokainë nga Meksika për në SHBA. El Menço është vrarë në këmbimzjarrin me armatën, e cila tentoi ta arrestojë, ndërsa karteli i tij u përgjigj me bllokadë të rrugëve dhe djegien e automobilave mbarë Meksikën. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан