Të gjitha 80 komunat kanë parashttruar aplikacione për realizimin e projekteve nga thirrja e dytë qeveritare
- Kryeministri Hristian Mickoski ka njoftuar se përfundimisht me ditën e sotme, të gjitha komunat, gjithsej 80 kanë parashtruar aplikacione për realizimin e projekteve nga thirrja e dytë.
Kavadar, 2 maj 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski ka njoftuar se përfundimisht me ditën e sotme, të gjitha komunat, gjithsej 80 kanë parashtruar aplikacione për realizimin e projekteve nga thirrja e dytë.
Tani, siç informoi Mickoski, në thirrjen e dytë ka rreth 900 aplikacione, ndërsa së bashku me të parat janë 1.200.

"Këto janë 1.200 kantiere ndërtimi në Maqedoni, kjo është historike, punë shekullore dhe këtë e bëjmë për gjeneratat aktuale dhe të ardhme, të cilët meritojnë kushte më të mira për jetesë. Do të vazhdojmë të realizojmë edhe në periudhën që vijon. Prisni lajme shumë të mira në disa muajt e ardhshëm për qytetarët dhe shtetin sepse është mirë të ndërtohet, për këtë na kanë zgjedhur qytetarët", theksoi Mickoski, i cili së bashku me ministrin e Pushtetit Lokal, Zllatko Perinski dhe ministrin e Mjedisit Jetësor është për vizitë pune në Kavadar.
Në thirrjen e dytë publike janë parasikuar dhe vendosur në dispozicion deri në 15 miliardë denarë për projekte kapitale dhe infrastrukturore. mb/
Foto: MIA
фото: принт скрин
видео: Влада на РСМ