• среда, 14 јануари 2026

Sulmohet sistemi i sigurisë i BKT-së, bankës më të madhe në Shqipëri, janë zbrazur kartat e një numri të madhë të klientëve

Sulmohet sistemi i sigurisë i BKT-së, bankës më të madhe në Shqipëri, janë zbrazur kartat e një numri të madhë të klientëve

Tiranë, 13 janar 2026 (MIA) - Një numër klientësh të Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) në Shqipëri, më e madhja në Shqipëri, janë përballur me një surprizë të pakëndshme, teksa kartat e tyre janë zbrazur në mënyrë të mistershme.

"Janë identifikuar një sërë rastesh ku kartat rezultojnë të jenë përdorura në shtete të ndryshme. Në një rast, karta e një qytetari rezultonte të ishte përdorur në Bullgari duke bërë blerje për një shumë të konsiderueshme me mijëra euro. Në një tjetër rast, paratë ishin marrë në Itali, e kështu me radhë", publikoi gazeta "Kapitali".

Pas këtij informacioni, "Kaputali" zyrtarisht iu drejtua BKT-së për të mësuar se çfarë ka ndodhur.

"Banka pranoi se kartat janë klonuar nga një automat në Tiranë, ku autorët e vjedhjes kishin instaluar një kamera. BKT-së thotë se ky fenomen ka zgjatur vetëm një orë dhe pastaj thyerja e sigurisë është diktuar nga stafi i saj, ndaj sipas Bankës numri i kartave është që janë klonuar është i vogël. Ndërkohë BKT bën të ditur gjithashtu se qytetarët që kanë rënë pre e vjedhjes do të rimbursohen plotësisht", publikoi gazeta "Kapitali".

Theksohet se "Kapitali nuk arriti të provojë përmasat e fenomenin në mënyrë të pavarur. Por fakti që arriti të identifikojë disa raste brenda një kohë të shkurtër tregon se fenomeni mund të jetë më i madh nga sa pranon vetë banka".

"Thyerja e sigurisë në bankën më të madhe të vendit përbën një shqetësim, i cili ngre edhe një herë nevojën për investime masive në sigurinë kibernetike nga sektori bankar, veçanërisht në epokën e digjitalizimit", përfundon "Kapitali". ls/

Foto: "Kapitali"

 

Остани поврзан