• среда, 01 април 2026

Sulme me dronë në rajonin kurd në Irakun verior

Sulme me dronë në rajonin kurd në Irakun verior

Bejrut, 1 prill 2026 (MIA) – Një seri sulmesh me dronë janë kryer në Irakun verior.

Burime për agjencinë gjermane DPA kumtuan se në Erbil, kryeqytetin e Rajonit autonom Kurdistan, gjatë natës janë kryer sulme me rreth 20 dronë. 

Nga rënia e mbeturinave të droneve janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në ndërtesa civile në disa vendbanime. Aktualisht nuk ka informacione për persona të vdekur ose të plagosur. 

Ende nuk është konfirmuar se kush qëndron pas sulmeve.

Që nga fillimi i luftës së lidhur me Iranin, grupet iraniano-kurde në Irak janë sulmuar gjithnjë e më shumë nga Teherani. Disa nga sulmet e fundit në Irak u atribuohen milicive të lidhura me Iranin. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан