• четврток, 19 март 2026

Sulm i ri ndaj një anije në Gjirin e Omanit

Sulm i ri ndaj një anije në Gjirin e Omanit

Bejrut, 19 mars 2026 (MIA) - Një anije është goditur nga një projektil derisa ka lundruar në Gjirin e Omanit, në jug të Ngushticës së Hormuzit, kumtoi mbrëmë organizata britanike për operacione tregtare detare (UKMTO).

Anija u qëllua kur ka qenë rreth 11 milje detare (20 kilometra) në lindje nga Kor Fakan në Emiratet e Bashkuara Arabe, në afërsi të hyrjes jugore të Ngushticës së Hurmuzit, njofton Agjencia. Goditja ka shkaktuar zjarr në anije, thuhet në kumtesë.

Deri tani nuk ka më shumë hollësira për incidentin, njofton DPA.

Nga fillimi sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit më 28 shkurt, anijet në Ngushticën e Hormuzit dhe Gjirit të Omanit vazhdimisht janë objektiva të projektileve.

Kërcënimet nga raketat dhe dronet iraniane pothuaj tërësisht e kanë ndërprerë komunikacionin komercial detar në rajon. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан