• четврток, 25 декември 2025

Spiropali: Shqipëria mbështet integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, sepse ndajmë një të ardhme të përbashkë

Spiropali: Shqipëria mbështet integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, sepse ndajmë një të ardhme të përbashkë

Shkup, 22 dhjetor 2025 (MIA) - Pas hapjes së Konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Strugë, pritet që vitin e ardhshëm të hapet edhe Konsullata jonë në Korçë, ndërsa diskutojmë edhe për lidhjet në fusha të ndryshme, fqinjësinë e mirë dhe shkëmbimin e projekteve të ndryshme, theksoi në konferencën e sotme ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski me homologen e tij shqiptare, gjegjësisht ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila po qëndron në vendin tonë në vizitën e saj të parë zyrtare. 

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Mucunski theksoi se lidhjet kulturore ndërmjet dy vendeve janë të forta, si dhe në pjesën e mbrojtjes së pakicës kombëtare të Maqedonisë në Shqipëri, gjë që, sipas tij, dëshmohet nga disa aktivitete të zbatuara gjatë vitit të kaluar.

"Me këtë rast, shpreh dhe mirënjohjen time për bashkëpunimin e shkëlqyer, i cili ekziston në nivel dypalësh në lidhje me çështjet që lidhen me mbrojtjen e pakicës kombëtare të Maqedonisë, e cila jeton në Republikën e Shqipërisë. Vazhdojmë së bashku përmes prizmit të shumë inciativave, të cilat mund të na bashkojnë. Me Elisën shpesh jemi parë kohët e fundit, në shumë forume të ndryshme, të përqendruara në prioritetet tona të përbashkëta. Veçanërisht më gëzon që brenda mandatit të saj si ministre e Çështjeve Evropiane dhe Punëve të Jashtme, ajo ka vendosur të bëjë një nga vizitat e saj të para në rajon pikërisht në Shkup", tha Mucunski. 

Ministrja për Evropën dhe Punë e Jashtme, Spiropali, potencoi se kur dy vende kanë një dëshirë dhe qëllime të përbashkëta, ato gjejnë kohë për vizita dhe bashkëpunim të përbashkët në të gjitha sferat, me qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve në të dy vendet. Spiropali theksoi se gjeografia na ka vendosur si fqinjë, historia na ka mësuar të jemi miq, ndërsa ekonomia i bën të dy vendet partnerë. 

"Integrimi evropian është numri një në politikën e jashtme të Shqipërisë, por edhe të popullit shqiptar. Për ne në Shqipëri, është një arritje e madhe që në 13 muaj kemi hapur 34 kapituj. Veçanërisht në fushën e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe respektin për minoritetet. Edhe një herë, është vërtetuar se rruga jonë është e duhura dhe se e ardhmja evropiane e Shqipërisë është e parezistueshme ndaj trajektores së Ballkanit Perëndimor. Këtë proces nuk e shohim si një garë midis vendeve kandidate, por si një rrugë që po ndjekim së bashku, një destinacion që është një përkatësi e pashmangshme dhe e natyrshme e popujve tanë", potencoi Spiropali. 

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Spiropali, theksoi se ata e mbështesin fuqimisht Maqedoninë në rrugën e saj evropiane, dhe atë, siç thotë, jo vetëm për shkak se të dy vendet janë partnere, por sepse vendi ynë, me institucione të forta, është një burim sigurie për të gjithë rajonin.

"Shqipëria mbështet integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, sepse ndajmë një të ardhme të përbashkët dhe sepse këtu jeton një popull shtetformues, e cila është 33 për qind sipas Regjistrimit të fundit", theksoi Siropali. rq/

Foto: MIA

Остани поврзан