Spiropali për vizitë në Komunën e Çairit
- Në vijim të vizitës zyrtare në Shkup, Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, pati kënaqësinë të mirëpresë Elisa Spiropali, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, edhe në ambientet e Komunës së Çairit, kumtoi shërbimi për shtyp i komunës.
Shkup, 23 dhjetor 2025 (MIA) - Në vijim të vizitës zyrtare në Shkup, Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, pati kënaqësinë të mirëpresë Elisa Spiropali, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, edhe në ambientet e Komunës së Çairit, kumtoi shërbimi për shtyp i komunës.
"Takimi u zhvillua në një frymë miqësore dhe konstruktive, gjatë të cilit u diskutuan zhvillimet aktuale rajonale, roli i diplomacisë shqiptare në forcimin e lidhjeve mbarëkombëtare, si dhe rëndësia e thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të interesave të përbashkëta. Prania e znj. Spiropali në Çair përcolli një mesazh të qartë të afërsisë politike, mbështetjes institucionale dhe vëmendjes së drejtpërdrejtë ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut", theksohet në kumtesën.

Ky takim, siç theksohet, konfirmoi vullnetin e ndërsjellë për forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit institucional, me fokus zhvillimin, integrimin dhe ruajtjen e vlerave që na lidhin si shtete dhe si komb. ls/
Foto: Komuna e Çairit