• понеделник, 23 март 2026

Sot takim Tramp - Merc në Uashington

Sot takim Tramp - Merc në Uashington

Uashington, 3 mars 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp sot në Shtëpinë e Bardhë do të takohet me kancelarin gjerman Fridrih Merc, me të cilin, mes tjerash, do të bsiedojë për sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit, kërcënimet e reja të Trampit me tarifa dhe vizitën e paradokohshme të kancelarit gjerman në Kinë.

Merc udhëtoi nga Berlini për në Uashington në kohë kur Gjermania dhe Franca paralajmëruan plane për thellimin e bashkëpunimit në sferën e përgjigjes bërthamore, që është edhe një hap të fqinjëve evropianë për t'u aftësuar në ndryshimet në marrëdhëniet transatlantike në kushte të kërcënimeve të vazhdueshme nga Rusia dhe druarjes nga jostabiliteti të lidhur me konfliktin iranian.

Merc do të jetë lideri i parë evropian, i cili do ta vizitojë Uashingtonin pas sulmeve ndaj Iranit, të cilat e bllokuan një nga rutat kyçe botërore për transport të naftës dhe e shtynë trafikun ajror global në kaos, dhe aktvendimit të Gjykatës supreme nga 20 shkurti se tarifat e Trampit janë joligjore.

Paraprakisht pritej se bisedat të përqendrohen në tregti, por me siguri do të dominojë sulmi amerikano-izraelit, ku gjatë fundjavës janë vrarë udhëheqësi suprem i Iranit, ajatollahu Ali Hamnei dhe udhëheqës tjerë iranianë. Merc nuk i kritikoi sulmet ajrore amerikane të dielën, por as nuk e mbështeti operacionin.

"Ne e njohim këtë dilemë", tha Merc, duke shpjeguar se përpjekjet e përsëritura gjatë dekadave të fundit nuk e kanë penguar Iranin të kërkojë armë bërthamore ose ta shtypë popullin e vet.

"Kjo është arsyeja pse ne nuk do t'u japim mësime partnerëve tanë për sulmet e tyre ushtarake ndaj Iranit", shtoi ai. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан