Sot pasdite, përsëri bllokada në vendkalimet kufitare Evzoni dhe Niki drejt vendit tonë
- Sot pasdite, nga ora 18:00 sipas kohës greke (17:00 sipas kohës së Maqedonisë), vendkalimet kufitare Evzoni dhe Niki drejt vendit tonë do të mbyllen për katër gjegjësisht për gjashtë orë, për shkak të bllokadave nga bujqit grekë, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Athinë, 22 dhjetor 2025 (MIA) - Sot pasdite, nga ora 18:00 sipas kohës greke (17:00 sipas kohës së Maqedonisë), vendkalimet kufitare Evzoni dhe Niki drejt vendit tonë do të mbyllen për katër gjegjësisht për gjashtë orë, për shkak të bllokadave nga bujqit grekë, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, në periudhën mes orës 18:00 dhe 22:00 sipas kohës greke, ashtu si edhe ditët e kaluara, edhe sot vendkalimet kufitare Evzoni për hyrje dhe dalje nga Greqia drejt vendit tonë, përsëri do të mbyllet për të gjitha mjetet, me përjashtim të rasteve emergjente.
Në vendkalimin kufitar Niki (Mexhitlia) komunikacioni për gjashtë orë do të ndërpritet për transportuesit e mallrave duke filluar nga ora 18:00 sipas kohës lokale, ndërsa për automobilat bllokada do të zgjasë dy orë, nga ora 20:00 deri në 22:00, gjithashtu sipas kohës lokale.
Bllokada ka edhe në vendkalimet e tjera kufitare, në Promahonas dhe Eksohi drejt Bullgarisë, por vetëm për kamionë, ndërsa në Kipoi drejt Turqisë sot do të hapet vendkalimi kufitar.
Në të gjithë Greqinë, vazhdojnë bllokadat e bujqve të vendosura më 30 nëntor, të cilët thonë se do të qëndrojnë në rrugë deri sa të plotësohen kërkesat e tyre, ndërsa nuk do të tërhiqen as për festat.
Megjithatë, pritet që, si për Krishtlindje, ashtu edhe për Vitin e Ri, duke filluar nga nesër, ata të lehtësojnë bllokadat në mënyrë që qytetarët të mund të arrijnë pa pengesa destinacionet e tyre të planifikuara gjatë festave, por pa tërhequr të gjithë traktoret e parkuara nga autostradat. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s