Sllaveski: Tendencë e dukshme drejt uljes së provizioneve bankare
- Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, përmes një postimi në Tuiter informoi se bankat e mëdha kanë ndërmarrë një hap të parë të rëndësishëm drejt uljes së provizioneve bankare.
Shkup, 26 dhjetor 2025 (MIA) - Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, përmes një postimi në Tuiter informoi se bankat e mëdha kanë ndërmarrë një hap të parë të rëndësishëm drejt uljes së provizioneve bankare.
"Bankat e mëdha jo vetëm që kanë ulur ptovizionet në shumën e uljes së të dhënave, por i kanë ulur edhe për 15, 20, madje edhe 30 për qind, duke hequr dorë nga një pjesë e të ardhurave të tyre. Ekziston një tendencë e qartë për të ulur provizionet", theksoi guvernatori Sllaveski.
Njëkohësisht, ai paralajmëroi se së shpejti pritet të miratohen ndryshimet në Ligjin për Shërbimet e Pagesave, të cilat do të zgjerojnë ndjeshëm funksionet e llogarisë bazë të pagesave, në interes të qytetarëve.
Me ndryshimet ligjore, sipas Bankës Popullore, do të mundësohet tejkalim të lejuar në llogarinë bazë të pagesave, përdorimin e saj nga persona që tashmë kanë llogari të tjera, zgjerimin e paketës së shërbimeve falas në transaksionet e pagesave të brendshme dhe ndërbankare, si dhe deri në katër tërheqje falas parash në muaj nga bankomatët e bankave të tjera.
Përveç kësaj, Banka Popullore ka propozuar një paketë të personalizuar për mikro-tregtarët, me qëllim nxitjen e përfshirjes financiare dhe digjitalizimin e mëtejshëm të pagesave.
Foto: Arkivi i MIA-s