• четврток, 25 декември 2025

Sllaveski: Pritjet janë që inflacioni vjetor të jetë rreth katër për qind, në kuadër të parashikimit tonë

Sllaveski: Pritjet janë që inflacioni vjetor të jetë rreth katër për qind, në kuadër të parashikimit tonë

Shkup, 24 dhjetor 2025 (MIA) - Pritjet e Guvernatorit të Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, janë që vitin do ta mbyllim me inflacion prej 4 ose afërsisht 4 për qind, siç është edhe projeksioni i bankës qëndrore. 

Në përgjigje të pyetjes së një gazetari pas konferencës së sotme për shtyp, Sllaveski tha se pritjet për vitin e ardhshëm janë që inflacioni të vazhdojë të ulet dhe të jetë midis 2,5 dhe 3 për qind, kurse në afat të mesëm do të arrihen nivele historikisht të ulëta prej rreth dy për qind.

"Inflacioni pati një trend rënës në muajt e parë të vitit dhe çuditërisht u përshpejtua për disa muaj, por në verë vumë re se madje patëm muaj me deflacion, minus 0,2 për qind, mendoj se kështu ishte në gusht krahasuar me korrikun. Stabilizimin e konsiderojmë si të tillë që trendi rritës nuk është përmbysur dhe tashmë kemi ndryshime të vogla nga muaji në muaj. Në tetor kemi një rritje prej 4,5 për qind. Si projeksionet ashtu edhe pritjet tregojnë se inflacioni vjetor për këtë vit do të jetë brenda projeksionit tonë, domethënë rreth 4 ose afër 4 për qind. Projeksioni ynë ishte 3,9 për qind, ndërsa projeksionet për vitin e ardhshëm ju janë të njohura", tha Sllaveski.

Të dhënat statisikore për inflacionin në dhjetor pritet të publikohen më 8 janar. Statistika ka matur se në nëntor shpenzimet e jetesës në nivel vjetor janë rritur për 4 për qind. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан