Situata me naftën është stabile dhe po përcillet, nuk ka nevojë për panikë - bind ministrja Dimitrieska-Koçoska
- Situata është absolutisht në rregull dhe ne po e përcjellim atë. Nuk ka asnjë problem dhe nuk ka nevojë të krijohet panik tek qytetarët se nuk do të ketë naftë, tha sot ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska.
Shkup, 6 mars 2026 (MIA) - Situata është absolutisht në rregull dhe ne po e përcjellim atë. Nuk ka asnjë problem dhe nuk ka nevojë të krijohet panik tek qytetarët se nuk do të ketë naftë, tha sot ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas panelit për rritjen ekonomike në Qeveri, Dimitrieska-Koçoska informoi se dje në Ministri është mbajtur një takim me kompanitë e naftës dhe asnjëra prej tyre nuk tha, siç tha ajo, se ka ndonjë problem me furnizimet me naftë. Inspektorët në lidhje me çmimet dhe rritjet e mundshme të çmimeve, theksoi ajo, janë në terren. Më shumë se 100 stacione benzine janë vizituar nga Inspektorati Shtetëror i Tregut gjatë një dite.
Nëse vlerësohet se ka nevojë, potencoi ministrja, Qeveria do të shpallë gjendje krize dhe Ministria e Financave do të aktivizojë instrumentet konform ligjit.
Ajo udhëzoi që pyetjet në lidhje me çmimet e benzinës dhe naftës t'i drejtohen Komisionit Rregullator të Energjetikës (KRR), i cili, informoi ajo, do të mblidhet të hënën.
Ministrja nuk tha nëse ka kontrolle të tjera të reja inspektuese. Ajo tha se do të ishte më mirë që për këtë të pyetet Ministrinë e Energjeikës. mb/
Foto: MIA