• четврток, 25 декември 2025

Siljanovska-Davkova: Ne jemi kandidat teknikisht i harmonizuar për anëtarësim, por politikisht i bllokuar, nëse ka zgjidhje për Ukrainën dhe Moldavinë, lehtë do të ketë edhe për ne

Siljanovska-Davkova: Ne jemi kandidat teknikisht i harmonizuar për anëtarësim, por politikisht i bllokuar, nëse ka zgjidhje për Ukrainën dhe Moldavinë, lehtë do të ketë edhe për ne

 

Shkup, 23 dhjetor 2025 (MIA) - Kujt i shkon për shtat që të jemi jashtë BE-së, nëse jo forcave të treta? Kush hap mundësi ndikimi për forcat e treta? A është e mundur që kjo të jetë një vend - anëtar i BE-së dhe fqinji ynë i parë? Si pretendon BE-ja të jetë një Union gjeopolitik, ndërkohë që e mban vendin tonë dhe Ballkanin Perëndimor në një vakum gjeopolitik? Integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut janë shembull shkollor i pasojave të neglizhimit të procedurës si garanci për demokracinë, theksoi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në fjalimin e saj vjetor para Kuvendit.

Ajo vërejti se politkkanët e caktuar në të kaluarën duhej të ndërtonin koncensus politik dhe se duhet të mësojmë nga fqinjët tanë të cilët flasin me një zë dhe nuk i mohojnë deklaratat e bëra në parlamentet e tyre.

"Mospajtimi për çështje me interes kombëtar na ka bërë një shtet të dobët. Standardet e dyfishta na kanë sjellë në një situatë të çuditshme", tha presidentja, e cila theksoi se nga njëra anë ende ekziston besimi te qytetarët se do të jemi pjesë e BE-së, por gjithashtu po rritet dyshimi se a do të bëhemi ndonjëherë pjesë e Unionit.

Sipas saj, nuk ka dalje nga kjo gjendje, por nevojitet vullnet politik, jo vetëm i yni por edhe i Unionit. 

Mesazhi që e dërgoi nga Kuvendi është se pa garanci të qarta nga BE-ja dhe nga Bullgari dhe pa mekanizma mbrojtës të përshtatshëm, me një ndryshim tjetër kushtetues ne rrezikojmë që nga ky proces të dalim me "një identitet dhe sovranitet të zhveshur dhe të gërryer, kombëtar dhe kulturor". Ajo bëri thirrje për mbështetje unanime për interesat kombëtare, pavarësisht nëse jemi në qeveri apo në opozitë.

Siljanivska-Davkova tha se Raporti konfirmon se kemi ekonomi stabile, përputhshmëri teknike më të lartë me legjislacionin evropian në rajon, dhe njëqind për qind përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë evropiane, megjithatë, vlerësimi mbizotërues është përparim i kufizuar. Sipas raporteve të BE-së shteti ishte më mirë i vlerësuar në periudhën 2017-2020, kur, siç tha ajo, ishte nënshkruar edhe ratifikimi i Marrëveshjes me Bullgarinë dhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë. qa/

Foto: MIA

 

 

Остани поврзан