Siljanovska-Davkova: Ligji për Falje është jofunksional, ndërsa ndryshimet në Kodin Penal duhet të miratohen sa më shpejtë të jetë e mundur
- Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova paralajmëroi se Ligji aktual për Falje është jofunksional dhe duhet të reformohet, ndërsa njëkohësisht i inkurajoi ndryshimet në Kodin Penal, duke theksuar se ato janë thelbësore për luftën kundër korrupsionit dhe krimit.
Shkup, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova paralajmëroi se Ligji aktual për Falje është jofunksional dhe duhet të reformohet, ndërsa njëkohësisht i inkurajoi ndryshimet në Kodin Penal, duke theksuar se ato janë thelbësore për luftën kundër korrupsionit dhe krimit.
"Ligji për Falje, siç duket tani, për shkak të shumë dispozitave të shfuqizuara, nuk i ngjan më një teksti logjik ligjor. Kudo në botë ekziston mundësia e faljes - vetë fjala tregon se ndonjëherë një person ka nevojë të abstragohet nga ndëshkimi dhe të vlerësojë procesin e të qëndruarit në burg, për të stimuluar daljen nga ajo botë dhe mundësinë e sjelljes së ndryshme. Duhet të ketë mundësi faljeje e cila do të mbulojë një periudhë më të gjatë kohore, ndërsa Komisioni i Faljes duhet të jetë i detyruar të vijë në burgje dhe të flasë me njerëzit të cilët kanë paraqitur kërkesa. Gjithashtu, duhet të jetë e mundur të vizitohen burgjet në data të caktuara", deklaroi Siljanovska-Davkova gjatë vizitës në SHNP Idrizovë.
Ajo shtoi se është e nevojshme të krijohet një sistem që do t'u japë shpresë të burgosurve dhe do të stimulojë angazhimin e tyre në risocializim.
"Duhet t'u japim këtyre njerëzve shpresë se vendosmëria e tyre, angazhimi i tyre për t'u bërë njerëz më të mirë, duhet të vlerësohet dhe shpërblehet", tha ajo.
Lidhur me ndryshimet në Kodin Penal dhe dënimet më të ashpra për abuzimin me detyrën zyrtare, presidentja potencoi se i inkurajon reformat.
"I inkurajoj reformat, sepse ky është një ndryshim shumë i rëndësishëm në kuadër të reformave gjyqësore dhe mendoj se ato duhet të miratohen sa më shpejt të jetë e mundur. Gjithashtu, theksoj dhe rrezikun – ose paralajmërimin e vërtetë nga Gjykata Kushtetuese, se nëse kjo nuk ndodh deri në fund të muajit, ata mund të përdorin masa të tjera", tha ajo.
Shtoi se inkurajon jo vetëm ndryshimet në Kodin Penal, por edhe të gjitha ligjet që i referohen gjyqësorit.
"Inkurajoj jo vetëm ndryshimet në Kodin Penal, por edhe të të gjitha ligjet që i referohen gjyqësorit, sepse është hera e parë që kemi rast një pako ligjesh që është paraqitur para Komisionit të Venecias dhe ka kaluar filtrin e tij të rreptë. Në këtë fushë nuk ka të bëjë me harmonizimin, pasi që nuk ka ligj evropian, por është thelbësore për luftën kundër të keqes më të madhe - korrupsionit dhe krimit", tha presidentja Siljanovska - Davkova. rq/
Foto: MIA