Siljanovska Davkova: Nga suksesi i reformave juridike do të varet nëse gjyqësori ynë do të ketë fuqi të thotë "jo" kur politika do t'i thotë "po"
- Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në fjalimin e saj vjetor para deputetëve në Kuvend theksoi se një nga gjërat më kryesore për kthimin e besimit shoqëror është nevoja për drejtësi dhe drejtësi të paanshme dhe me kohë.
Shkup, 23 dhjetor 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në fjalimin e saj vjetor para deputetëve në Kuvend theksoi se një nga gjërat më kryesore për kthimin e besimit shoqëror është nevoja për drejtësi dhe drejtësi të paanshme dhe me kohë.
Ajo theksoi se projekti Qytet i sigurt ka treguar se shprehitë ndërrohen atëherë kur rregullat vlejnë në mënyrë të barabartë për të gjithë, pa lidhje dhe mbrojtje.
"Por, theksoj, nevojitet një qasje sistemike për të zgjidhur problemet e trafikut që lidhen me përballjen me ndërtimet e pakontrolluara që rëndojnë dhe paralizojnë trafikun në zona të caktuara të qytetit. Vetëqeverisja vendore luan gjithashtu një rol kyç në zgjidhjen e këtyre problemeve. Komunat duhet të forcojnë kontrollin inspektues dhe disiplinën urbane në mënyrë që hapësira publike të mos bjerë viktimë e fatkeqësive natyrore dhe interesave personale. Drejtësia është baza e besimit dhe sigurisë. Shteti duhet të mbrojë qytetarët, jo që qytetarët të ndiejnë se duhet të mbrohen nga shteti, pra nga sistemi gjyqësor anomalik", tha kreu i shtetit.
Theksoi se për këtë shkak janë të rëndësishme reformat në gjyqësor, të cilat fillojnë fillimisht me miratimimin e Ligjit të ri për Këshill gjyqësor.
"Ligji i vjetër ka qenë gjenerator i krizës në gjyqësor. Ka mundësiuar partizim, politizim, joprofesionalizëm dhe jokompetencë. Me ligjin e ri, i cili e ka kaluar edhe filterin e reptë të Komisionit të Venecias, për të cilin besoj se së shpejti do ta votoni, ashpërsohet kriteret për zgjedhje, rritet edhe transparenca. Prandaj, në vend që të shpejtojmë me plotësimin e vendeve të zbrazëta në Këshillin Gjyqësor sipas kritereve të vjetra, ndoshta është më mirë ta presim ligjin e ri që të formojmë Këshill Gjyqësor meritokratik", tha ajo.
Theksoi se nga suksesi i reformave në gjyqësor do të varet edhe zhvillimi i rezistencës së tij në ndikime të ndryshme.
"Nga suksesi i reformave gjyqësore do të varet nëse gjyqësori jonë do të ketë fuqi të thotë "jo" kur politika do t'i thotë "po". Nga kjo do të varet, nëse do ta përforcijmë besimin e qytetarëve në ligj dhe drejtësi, edhe pse në sferën juridike nuk ekziston detyrim formal për harmonoizimin me legjislacionin evropian, është e qartë se pa kornizë juriduke kompakte me praktikat më të mira evropiane nuk mund të ketë sundim të drejtësisë. Reformat duhet të jenë të prirura nga parimet, e jo nga interesat politike. Nga dituria dhe integriteti, e jo nga besueshmëria politike", theksoi presidentja.
Shtoi se në këtë kontekst vendimi i saj që të përmbahet nga nominimi i dy anëtarëve të Këshillit Gjyqësor derisa nuk miratohet ligji i ri nuk ka qenë akt i pasivizimit, por akt i përgjegjësisë.
"Isha e vetëdijshme se nuk ka reforma gjyqësore me profile antireformë të krijuara për t'iu përshtatur partive dhe jo për t'iu përshtatur sundimit të ligjit. Në përputhje me ligjin e ri për Këshillin Gjyqësor, bazuar në kritere të qarta, të matshme dhe të rrepta, do të propozoj kandidatë të mirë, njerëz me integritet të padiskutueshëm, reputacion profesional dhe njohuri. Kjo do të ndalojë praktikën e marrëveshjeve politike pas dyerve të mbyllura dhe do të hapë rrugën për një meritokraci të vërtetë në gjyqësor. Vetëm një Këshill Gjyqësor i pavarur mund të jetë garant i drejtësisë, gjithçka tjetër është një iluzion i paguar nga qytetarët", tha Siljanovska Davkova.
U përqendrua edhe në punën e Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se vendimet e tij nuk guxojnë të jenë nën presion të politikës.
"Në kohë turbulencash pavarësia e saj është me rëndësi thelbësore. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk guxojnë të jenë nën presion të politikës, por të bazohen në argumentim të drejtë dhe parime kushtetuese. Gjithmonë jam angazhuar për respektim të barazpeshës institucionale përmes sistemit të frenave. Presidentja nuk ka të drejtë ta uzurpojë pushtetin gjyqësor, por ka të drejtë ta mbrojë pavarësinë e tij. Vetëm kështu institucionet mund të funksionojnë si sistem", theksoi presidentja.
Ajo përmendi se në fillim ka thënë edhe se Ligji për amnisti në forman aktuale nulk siguron siguri të mjaftueshme jurudike, as transparencë. Shtoi se amnistia nuk giuxon të jetë akt i diskreditimit pa rregulla të qarta, por mekanizëm me dispozita të qarta në interes publik", theksoi Siljanovska Davkova. mb/
Foto: MIA