Siljanovska - Davkova: Nevojitet konsensus kombëtar dhe garanci për integrimin evropian
- Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në fjalimin e sotëm vjetor para deputetëve në Kuvend, bëri thirrje për konsensus kombëtar në lidhje me integrimin evropian dhe theksoi se problemi nuk është vetëm administrativ, por qëndron në amandamentet kushtetuese, duke theksuar se ky është një kriter politik. Sipas saj, nevojiten garanci të qarta nga BE-ja dhe Bullgaria.
Shkup, 23 dhjetor 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në fjalimin e sotëm vjetor para deputetëve në Kuvend, bëri thirrje për konsensus kombëtar në lidhje me integrimin evropian dhe theksoi se problemi nuk është vetëm administrativ, por qëndron në amandamentet kushtetuese, duke theksuar se ky është një kriter politik. Sipas saj, nevojiten garanci të qarta nga BE-ja dhe Bullgaria.
Duke iu referuar tragjedisë në Koçan, Siljanovska - Davkova tha se të gjithë do ta mbajmë traumën e tragjedisë në Koçan, duke theksuar, ndër të tjera, se me zjarrin në të cilin vdiqën 63 persona, dolën në sipërfaqe vendimet spontane, mungesa e kulturës sistemike, pandëshkueshmëria, dhe theksoi nevojën për rishqyrtim të thellë. - Koçani na ka sjellë në murin e turpit, tha ajo.
Kërkoi nga partitë politike dhe politikanët që të ndalojnë përplasjet e përditshme në llogari të procesit gjyqësor për Koçanin. Me këtë proces gjyqësor, siç tha, do të shihet nëse gjyqësori do të fitojë apo do të humbasë përgjithmonë besimin e qytetarëve. Nuk është rastësi, shtoi ajo, që negociatat me BE-në fillojnë dhe mbarojnë me gjyqësorin.
Presidentja Siljanovska - Davkova tha se shpreson që Kuvendi së shpejti të miratojë ligjin e ri për Këshillin Gjyqësor dhe se ajo më pas do të emërojë dy përfaqësues.
Në fjalimin e saj ajo foli edhe për politikën e jashtme, për përfaqësimin e barabartë, për femicidet, për mjedisin jetësor ...

Në fjalimin e saj, ajo theksoi se si presidente, e cila vepron si qytetare, pati komunikim me shumë qytetarë nga të cilët dëgjoi nevojat e tyre, me njerëzit tanë të suksesshëm, por edhe me personat me aftësi të kufizuara.
Në fjalimin vjetor të presidentes Siljanovska - Davkova marrin pjesë kryeministri Hristijan Mickoski, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, përfaqësues të pushtetit gjyqësor, shefi i Shtatmadhorisë, Sashko Laçfinski, përfaqësues të bashkësive fetare, të korit diplomatik dhe të tjerë. ls/
Foto: Printskrin