Shërbimi Suedez i Sigurisë: Kërcënimet më të mëdha për Stokholmin janë Rusia, Kina dhe Irani
- Rusia, Kina dhe Irani përbëjnë kërcënimet më të mëdha për Suedinë, tha sot Shërbimi Suedez i Sigurisë (SAPO) në raportin e tij vjetor mbi kërcënimet ndaj vendit.
Stokholm, 18 mars 2026 (MIA) - Rusia, Kina dhe Irani përbëjnë kërcënimet më të mëdha për Suedinë, tha sot Shërbimi Suedez i Sigurisë (SAPO) në raportin e tij vjetor mbi kërcënimet ndaj vendit.
Policia e sigurisë ka paralajmëruar vitet e fundit për rritje të kërcënimeve, para së gjithash nga Rusia, e cila po kryen gjithnjë e më shumë sulme hibride në të gjithë Evropën, krahas luftës në Ukrainë.
Irani, gjithashtu, një kohë të gjatë është identifikuar si një kërcënim serioz dhe autoritetet kanë vënë re se rrjetet kriminale në Suedi, e cila ka luftuar një valë krimesh të lidhura me bandat gjatë 10 viteve të fundit, janë përdorur nga aktorët shtetërorë për akte të caktuara të dhunshme.
"Operacioni ushtarak amerikano-izraelit kundër Iranit dhe kundërmasat e zbatuara nga Irani kanë rritur kërcënimin për objektivat amerikane, izraelite dhe hebraike në Suedi", tha në raport kreu i Shërbimit të Sigurisë, Sharlot fon Esen.
Foto: SAPO