Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi me Iranin është fitore për SHBA-në
- Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Livit, e përshëndeti armëpushimin dy javësh në luftën me Iranin, duke e quajtur marrëveshjen e arritur "fitore" për SHBA-në.
Uashington, 8 prill 2026 (MIA) - Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Livit, e përshëndeti armëpushimin dy javësh në luftën me Iranin, duke e quajtur marrëveshjen e arritur "fitore" për SHBA-në.
"Kjo është fitore për SHBA-në, e mundësuar nga presidenti ynë Donald Tramp, dhe armata jonë e jashtëzakonshme", shënoi Livit në Iks herët në mëngjes.
Siç deklaroi ajo, suksesi i armatës amerikane "ka krijuar fuqi maksimale", që i mundësoi presidentit Tramp dhe ekipit të tij të përfshihen në negociata të vështira të cilat tani e hapën rrugën për zgjidhje diplomatike dhe paqe afatgjate.
Ajo tha se, përveç kësaj Trampi e solli edhe hapjen e sërishme të Ngushticës së Hormuzit.
"Nga fillimi i operacionit "Epski bec", presidenti Tramp vlerësoi se operacioni do të zgjasë nga katër deri në gjashtë javë. Falë aftësive të pabesueshme të luftëtarëve tanë, i arritëm dhe tejkaluam objektivat tona kyçe për 38 ditë", tha ajo.
Ajo tha se asnjëherë nuk duhet të nënvlerësohet aftësia e Trampit me sukses t'i promovojë interesat amerikane dhe të ndërmjetësojë në vendosjen e paqes.
Presidenti amerikan Donald Tramp paraprakisht tha se pas bisedave me udhëheqësinë e Pakistanit, u pajtua për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit në periudhën prej dy javësh. sa/
Foto: MIA arkivi