Shefi i policisë londineze thotë se qyteti po bëhet më i sigurt pavarësisht pretendimeve të kundërta nga Trampi dhe politikanë tjerë
- Zyrtari më i lartë i policisë britanike sot tha se numri i vrasjeve në Londër ka rënë në nivelin më të ulët për më shumë se një dekadë, duke treguar se qyteti mbetet më i sigurt pavarësisht pretendimeve të presidentit amerikan Donald Tramp dhe të tjerë për valën e krimit në kryeqytet.
Londër, 12 janar 2026 (MIA) - Zyrtari më i lartë i policisë britanike sot tha se numri i vrasjeve në Londër ka rënë në nivelin më të ulët për më shumë se një dekadë, duke treguar se qyteti mbetet më i sigurt pavarësisht pretendimeve të presidentit amerikan Donald Tramp dhe të tjerë për valën e krimit në kryeqytet.
Komisari i policisë metropolitane londineze, Mark Ruoli, tha se numri i vrasjeve në Londër për kokë banori ka rënë në nivel të ulët rekord dhe se qyteti është më i sigurt se Los Anxhelosi, Nju-Jorku dhe shumë kryeqendra tjera evropiane. Ai shtoi se krimi i dhunshëm në Londër po ulet, sipas të dhënave policorore dhe shëndetësore.
"Edhe krahas pretendimeve që qarkullojnë në internet, duke përfshirë edhe video të gjeneruara nga inteligjenca artificiale nga skena të imagjinuara të dhunës dhe disa komente me një rrëfim të përshtatshëm, faktet tregojnë një tregim shumë më ndryshe", tha ai.
Trampi tha në nëntor se ka zona në Londër ku policia nuk ka qasje dhe e akuzoi prefektin e kryeqytetit Sadik Kan, se "lejon të ndodh krim".
Shifrat e policisë tregojnë se vitin e kaluar në Londër kanë ndodhur 97 vrasje, rënie prej 11 për qind në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, ndërsa incidentet e dhunshme që rezultuan me lëndime trupore janë ulur për një të pestën nga viti 2014.
"Dëshmitë në Londër janë të qarta, ne e fitojmë betejën kundër krimit të dhunshëm", deklaroi Kan sot për gazetën "Gardijan".
Shifrat përfshijnë krime që përfshijnë forcë, por perceptimi i shumë britanikëve për krimin është në kundërshtim, duke e marrë parasysh rritjen e krimeve siç janë vjedhjet në dyqane, të cilat arritën nivele rekorde vitin e kaluar. sa/
foto: EPA