SHBA-ja miratoi shitjen e naftës ruse edhe për një muaj
- Qeveria e SHBA-së e ka ripërtërirë lejen për blerjen e naftës së sanksionuar ruse, e ngarkuar në tanker edhe për një muaj, sipas dokumentit të publikuar në ueb faqen zyrtare të Ministrisë së Financave.
Uashington, 20 prill 2026 (MIA) - Qeveria e SHBA-së e ka ripërtërirë lejen për blerjen e naftës së sanksionuar ruse, e ngarkuar në tanker edhe për një muaj, sipas dokumentit të publikuar në ueb faqen zyrtare të Ministrisë së Financave.
Zyra për kontrollin e mjeteve të huaja (OFAC) e Ministrisë së Financave të SHBA-së ka dhënë leje të re të premten, sipas të cilës nafta ruse dhe produktet e naftër të ngarkuara në tanke deri më 17 prilll mund të blihen deri më 16 maj, thuhet në dokument.
Transaksionet me Iranin, Kubën dhe Korenë Veriore përjashtohen nga kjo leje.
Uashingtoni me këtë i ka pezulluar sanskionet për naftën ruse dhe prodhimet e naftës për herë të tretë qe nga e fillimi i luftës amerikano-izraelite kundër Iranit, duke u munduar të kufizojë rritjen e çmimeve në tregjet botërore.
Leja e parë 30-të ditore për blerjen e fuçive ruse ishte dhënë nga OFAC për Indinë më 5 mars. Një javë më vonë, leja ishte dhënë edhe për pjesën tjetër të botës, gjithashtu për 30 ditë, me afat për përfundimin e blerjes më 11 prill.
Leja e re ishte dhënë nën presion nga vendet aziatike të cila kërkuan që Uashingtoni të sigurojë rezerva nga burime të tjera për shkak të ndërprerjeve të furnizimit nga Lindja e Mesme.
Vetëm dy ditë më herët, ministri i Financave Skot Besent deklaroi se Uashingtoni nuk do ta ripërtërijë lejen për blerjen e naftës ruse, as nuk do të japë leje të re për naftën iraniane, e cila skadon të dielën.
Vazhdimi i lejes amerikane do të përfshijë edhe 100 milion fuçi të tjera të naftës ruse, sipas përfaqësuesit special rus të presidentit Vladimir Putin, Kiril Dimitriev, dhe do të dyfishojë sasinë e fuçive me leje amerikane.
Në mars, 4,4 milion fuçi naftë ruse u dërguan çdo ditë te klientët në mbarë botën, njoftoi Agjencia Ndërkombëtare për Energji (IEA) në raportin mujor. Kjo do të thotë se gjithsej janë dorëzuar 132 milion fuçi naftë ruse.
India shkarkoi dy milion fuçi naftë ruse në ditë, ndërsa Kina shkarkoi 1,8 milionë fuçi në ditë, njofton IEA në raportin e prillit. Kjo e rrit numrin total të dërgesave të naftës ruse drejt këtyre dy gjigantëve aziatikë në mars në 60 milionë dhe 54 milionë fuçi, përkatësisht.
Tankerët shkarkuan rreth 22 milionë fuçi naftë ruse në territorin indian gjatë marsit, ndërsa 14 milionë fuçi u shkarkuan në territorin kinez, duke pastruar kështu naftën ruse që ishte grumbulluar në det që nga tetori i vitit të kaluar. qa/
Foto: Arkivi